Profesori i njohur shqiptar nga Malësia, z. Martin Berishaj, ka komentuar në faqen e vet në rrjetin social facebook për një temë e cila vazhdon të jetë aktuale në mesin e shqiptarëve në Mal të Zi, mbiemrat me prapashtesën viq të cilat akoma vazhdojnë ti mbajnë shumë persona.
Z. Berishaj me dashamirësi kërkon që të gjitha ata që e mbajnë akoma këtë prapashtesë në mbiemër, ta shkarkojnë këtë barrë nga ndërgjegjëja e tyre
”Prapashtesa VIĆ në mbiemrat e shqiptarëve nga Mali i Zi, kudo që jetojnë ata, qoftë në vendlindje apo nëpër botë, është shumë e panatyrshme. Ajo, “bartësin vullnetar të saj” e ngarkon me barrën e turpit në rrafshin kombëtar.
Shkarkojeni atë barrë nga ndërgjegjëja juaj sa më parë!”, shkruan prof. Martin Berishaj.