59 raste të reja të virusit Covid-19 janë regjistruar në Mal të Zi, dhe dy njerëz kanë vdekur, njoftoi sot Instituti i Shëndetit Publik.
Që nga fillimi i qershorit, numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara është 695 dhe 10 vdekje, ndërsa 680 raste aktualisht janë aktive, kurse nga komuna e Tuzit kemi vetem dy raste aktive raportojnë mediat malazeze.
Në 24 orët e fundit janë testuar 565 mostra, dhe shumica e pacientëve të ri ishin nga Podgorica.
“Në mesin e pozitivëve ishte një mostër e një personi që ndërroi jetë dje dhe që dyshohej se vdiq si pasojë e koronavirusit”, njofton Instituti.