Mali i Zi vendos që vetizolimi të zgjasë 21 ditë

Trupi koordinues kombëtar për sëmundje infektive (TKK) i Malit të Zi solli vendim me të cilin vetëizolimi për kontaktet e të infektuarve nga koronavirusi zgjatë 21 ditë, njoftojnë mediumet malazeze.
Siç theksohet, TKK, me propozim të Institutit për shëndet publik të Malit të Zi, vendosi t’i ndryshojë urdhrat e Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me karantinën dhe vetëizolimin e personave për të cilët ishin ose supozohet se janë në kontakt me persona të infektuar me koronavirus, kumtoi Qeveria e Malit të Zi.

Në kumtesën e TKK-së theksohet se vetëizolimi deri në rikuperim, të paktën 21 ditë, u është caktuar atyre personave të cilët janë pozitivë në koronavirus, kanë simptoma të lehta ose nuk kanë aspak simptoma.

Furra Tahiri