Shkruan: Dr. Pashko R. Camaj, Doktor i Shkencave të Shëndetit Publik **
Kjo javë shënoi katër muaj nga fillimi i përhapjes së pandemisëCovid-19 në Shtetet e Bashkuara. Ndërsa rajonet e goditurafillimisht, siç janë shtetet verilindore te vendit, janë në mes tërikthimit në njëfarë normaliteti, rritja e numrit të rasteve të reja në shtetet jugore dhe jugperëndimore, është një kujtesë që Covid-19 paraqet kërcënim te vazhduashëm për shëndetin tonë. Ndërsangritja e fundit është për shkak të një kombinimi të faktorëve qëpërfshijnë transmetimin më të lehtë të viruseve dhe ngritjen ne testime, shpresohej se kushtet e verës mund të ndihmojnë në ngadalsimin e transmetimit të koronavirusit. Studimet kanë treguar se rrezet e diellit mund të çaktivizojnë virusin në sipërfaqe dhe në ajër, pasi virusi dobësohet shumë më shpejt në temperatura tëngrohta sesa në temperaturat e ftohta. Viruse të tjerë, përfshirëketu dhe llojet e koronavirusëve, që kanë qarkulluar në botë më pare, kanë tendencë të kulmojnë në muajt më të ftohtë dhe tëzbuten në muajt e verës, sikurse është rasti me viruse qëshkaktojnë ftohje apo grip të zakonshëm sezonal. Behet pyetja, pse po shohim që numrat janë në rritje, sidomos në rajone tëngrohta (Arizona, Florida, Texas, California, etj.)?
Këtu, po jap disa shpjegime të mundshme. Bazuar në studimetparaprake, janë tre arsye kryesore për rritjen e numrave. Ato kanëtë bëjnë me nivelet e ulëta aktuale të imunitetit të popullatës, lehtësinë e transmetimit te ketij virusi dhe ma ne fund, sjelljentonë.
Së pari, imuniteti ndaj Covid-19 në popullatë është akomajashtëzakonisht i ulët, duke i dhënë viruseve mundësinë e përhapjes. Sipas vleresimëve, vetëm rreth 10-15 përqind e popullsisë amerikane është konfirmuar pozitive për Covid-19. Përshkak të të dhënave të kufizuara të disponueshme për këtë virus, pra Covid-19, studiuesit u bazuan ne modele me viruse që kanqarkulluar më parë, duke përfshirë dy koronaviruse që dihen se shkaktojnë ftohje të zakonshme. Studiuesit zbuluan se ndryshimetsezonale në klimë u bënë një faktor i rëndësishëm në kufizimin e përhapjes së viruseve vetëm pasi një pjesë e madhe e popullsisëishte imune ndaj virusit. Duket se, të paktën tani, mungesa e imunitetit të popullatës tejkalon çdo efekt që një klimë e ngrohtëperndryshe mund të ketë në infeksionet virale.
Së dyti, studimet kanë treguar që rrezet e diellit dhe nxehtësiamund të çaktivizojnë virusin në sipërfaqet e kontaminuararelativisht shpejt. Sidoqoftë, kemi mësuar se mënyra kryesore e transmetimit për Covid-19 nuk është përmes prekjes sësipërfaqeve të ndotura. Përkundrazi, piklat qe dalin kur dikushkollitet, teshtin apo madje dhe flet, është mënyra kryesore e transmetimit. Për të shtuar shqetësimet, disa studime kanësugjeruar që koronavirusi gjithashtu mund të transmetohet përmesaerosoleve, ose piklave të minuskulave që qendrojnë në ajër më gjatë se pikat e mëdha. Ky lloj transmetimi ka mundësi të ndodhënë hapësira të brendshme të ajrosur dobët që në përgjithësi nukmarrin shumë dritë dielli.
E treta dhe më e rëndësishmja, kur bëhet fjalë për këtë virus, sjellja njerëzore. Ajo zëvendëson faktorët e mëparshme. Virusi ka tendencë të përhapet më së miri gjatë kontaktëve të afërta, person-me-person për periudha të zgjatura, veçanërisht në hapësira tëmbushura me njerëz dhe zona me ajër të dobët dhe në vendet kunjerëzit flasin me zë të lartë, duke bërtitur, apo edhe duke kënduar. Një gjë që ne priremi të bëjmë gjatë motit të nxehtë është të futemibrenda hapësirave me ajër të kondicionuar dhe të ftohur, duke e bërë atë shumë më të lehtë për përhapjen e virusit.
Pra, ndërsa ne nuk mund të kontrollojmë dy faktorët e parë, për tëkufizuar transmetimin, duhet të përpiqemi të shmangim kalimin e periudhave të zgjatura kohore në vende të tilla. Nëse kemi nevojëpër të hyrë në këto vende, perdorimi i mbulesave të fytyrës dhe maskave; mbajtja e një distancë të mirë, dhe praktikimi i higjenëssë duarve janë akoma mënyra efektive për të mbrojtur nga infeksionet. Mbi te gjitha, distanca fizike do të mbetet arma jonëmë e mirë gjatë verës, për të ngadalësuar ose parandaluarpërhapjen e Covid-19. Pra, vazhdoni me mbulesat e fytyres osemaskat dhe nëse është e mundur, mbani distance 2 ose më shumëmetra!
Nënkryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës -VATRA