Lidhja Demokratike Shqiptare formoi Forumin e Gruas shqiptare

Lidhja Demokratike Shqiptare, formoi Forumin e Gruas shqiptare dhe zgjodhi kryesinë e sajë.
Në kryesi të këtij forumit, Besa Nikaj zgjedhet kryetare, nënkryetare Nora Berishaj dhe Arberore Gjonbalaj, sekretare Valentina Vulaj.

Lexoni kumtesën e plotë:

Më 17. 07. 2020, në Tuz, Lidhja Demokratike Shqiptare themeloi Forumin e Gruas. Kjo, ngaqë është nevoja që zëri i gruas shqiptare të ndëgjohet dhe të institucionalizohet. Përndryshe, LDSH, gjithëherë ka pasur mirëkuptim dhe interesim për pozicionin e gruas. Forumi i Gruas do të mundësojë që zëri i gruas të dëgjohet edhe në të ardhmen, ashtu siç është dashur të ndëgjohet edhe në të kaluarën. Synojmë të ndjekim frymën e vëndeve Europiane, që gruaja shqiptare të jetë e barabartë edhe gjatë procesit të vendimmarrjes. Forumi i Gruas së LDSH-së, do të ketë parasysh të celebroje (shënojë) datat e rëndësishme lidhur me gruan, si data e 8 Marsit, Dita e nënës dhe të gjitha datat që përfaqësojnë gruan. Forumi do të jetë në përkrahje të çdo gruaje shqiptare, pa marrë parasysh çfarëdo dallimi, apo përkatësie. Forumi i Gruas së LDSH-së do të jap kontributin e vet në rrjedhat demokratike brendapartiake dhe ndërpartiake, por njëkohësisht do të ndikojë edhe tutje në emancipimin politik të gruas shqiptare, duke i kyçur ato drejtëpërsëdrejtit në vëndimarrje, e jo vetëm thjesht si votuese, por edhe si aktere direkte në proceset politike. Forumi i Gruas së LDSH-së, do të jetë zë i fuqishëm dhe do të angazohet maksimalisht edhe për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Mal të Zi si dhe në ato lokale në Guci.
Shpresojmë se themelimi i këtij Forumi do të fitojë mbështetjen e shumë grave shqiptare, kudo që ndodhen në Mal të Zi. Bashkërisht të gjitha, me synime të mira, mund të bëjmë ndryshime në të gjitha sferat që ne duam. Andaj, ftojmë të gjitha femrat shqiptare të bashkojmë fuqitë dhe të ecim para.

Në kryesinë e Forumit të Gruas Shqiptare të LDSH-së, Besa Nikaj zgjedhet kryetare, nënkryetare Nora Berishaj dhe Arberore Gjonbalaj, sekretare Valentina Vulaj, ndërsa antare të kryesisë zgjedhen Anita Kukaj, Nikolina Nicaj, Fjolla Balidemaj, Violeta Vulaj, Adelina Daci, Elizabeta Camaj.