Sot në Ulqin, Lidhja Demokratike në Mal të Zi (LDnëMZ), iu bashkëngjit koalicionit midis Unionit Demokratik të Shqiptarëve (UDSH) dhe Partisë Demokratike (PD).
Ditë më parë, koalicioni UDSH-PD, nuk kishte marrë pjesë në takimin e iniciuar nga Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH), për pjesëmarrje të partive shqiptare në një listë zgjedhore për Zgjedhjet parlamentare të cilat do të zhvillohen më 30 gusht të këtij viti.
Në takimin e iniciuar nga KKSH-ja, kishin marrë pjesë Forca e Re Demokratike, Alternativa Shqiptare, Lidhja Demokratike Shqiptare, Lëvizja Perspektiva, Unioni i Tuzit si dhe Lidhja Demokratike në Mal të Zi.
Pas takimit këto gjashtë subjekte ishin shprehur të gatshme për pjesëmarrje të unifikuar në zgjedhje të ardhshme parlamentare, por që tashmë LDnëMZ ka lëvizur drejt bashkimit me UDSH-PD.
Për një listë të unifikuar të subjekteve shqiptare, ditë më parë kanë apeluar edhe organizatat shqiptare nga SHBA-të, e që deri me tani pozitivisht janë përgjigjur Forca, ASH dhe LDSH e që sipas gjasave mund të ju bashkëngjitën edhe Lëvizja Perspektiva dhe Unioni i Tuzit, subjekt ky i dalë nga dega e UDSH-së e Malësisë. /MALESIA.ORG/