Ministrja e MPJ-së, së Kosovës Haradinaj-Stublla rrugës për në MZ, kryefjala e vizitës UNITETI

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka bërë të ditur se është rrugës për në Mal të Zi, ku si kryefjalë të vizitës ka UNITETIN .
Haradinaj-Stublla tha se do iu bëj vizitë vëllazërore shqiptarëve që gjenden atje.

“Jam rrugës për në Mal të Zi.

Vizitë vëllazërore shqiptarëve atje.

Mbase dhe historia na la të shpërndarë, por trungun e kemi NJË, dhe nuk jemi në harresë.

UNITETI është kryefjala e vizitës sot”, ka shkruar Stublla.

Malesia.Org