Komuna e Tuzit, ndanë mjete financiare për klubet sportive të Malësisë

Në ambiente e ndërtesës së Komunës së Tuzit, me datë 29.07.2020.,sekretarja e Sekretariatit për vetëqeverisje lokale, Marina Ujkaj, në bazë të konkursit publik, ka bërë lidhjen e kontratave me klubet sportive të Malësisë për bashkëfinancimin e programit të punës së tyre.

Nga buxheti i Komunës së Tuzit për vitin 2020 në bazë të konkursit publik dhe Vendimit të Kryetarit të Komunës së Tuzit, z. Nik Gjeloshaj, ndarja e mjeteve financiare për klubet sportive është bërë si vijon:

1. Taekwondo klub ,,Besa” 8.500,00 €
2. Klubi futbollistik ,,Malësia 2010” 5.000,00 €
3. Taekwondo klub ,,Alba” 2.800,00 €
4. Klubi futbollistik ,,Tuzi” 1.700,00 €

Në takimin e sotëm me përfaqësuesit e klubeve sportive, të pranishëm ishin edhe kryetari i Komunës, Nik Gjeloshaj dhe nënkryetari Ivan Ivanaj.
Në fjalën e tij përshëndetëse z. Gjeloshaj premtoi përkrahje të vazhdueshme ndaj sportit dhe sportistëve në Malësi ndërsa klubeve fituese ju uroj suksese në aktivitetet e tyre në vazhdim.