Sekretariati për vetëqeverisje lokale në kuadër të manifestimit ,,Vera në Malësi’’ më 29.07.2020 organizoj mbrëmjen letrare me shkrimtarët dhe poetët që jetojnë dhe veprojnë në Mal të Zi.
Mbrëmja letrare u organizua në ambientet e mrekullueshme natyrore te Kroni i Traboinit.
Në këtë mbrëmje morën pjesë shkrimtarët Kaltrina Hoti, Hajredin Kovaçi, Dimitrov Popoviq, Ali Gjeçbritaj, Anton Gojçaj, Mark Lucgjonaj, si dhe Robert Camaj; të cilët lexuan poezi dhe fragmente nga krijimtaria e tyre letrare. Nën moderimin e shkrimtarit, poetit dhe përkthyesit, Nikollë Berishaj, shoqëruar nga tingujt e violinës nga violinistja Dea Nicaj dhe pianistit Anton Lekoçaj.
Kjo mbrëmje përveç letërsisë dhe muzikës u shoqërua edhe me ekspozitën e pikturave të piktores dhe poetes Kaltrina Hoti, e cila në shenjë respekti dhe falënderimi Komunës së Tuzit i dhuroj një nga punimet e veta.
Kryetari i Komunës në shenjë respekti pjesëmarrësve të panelit u dorëzojë mirënjohje, duke i falënderuar për punën dhe kontributin e tyre të palodhshëm në kultivimin e letërsisë shqipe në Mal të Zi.
Për të pranishmit e kësaj mbrëmje u shërbye një koktej modest.
Për respektimin e rregullave të paraqitura nga Instituti i shëndetit publik mbi masat dhe rekomandimet për mbrojtje dhe parandalim nga virusi korona (COVID19), u përkujdes Policia komunale.
Komuna e Tuzit