Në datën 29 korrik 2020, në Kroin e Traboinit në Malësi, Sekretariati për vetëqeverisje lokale i Komunës Tuz, në kuadër të manifestimit “Vera në Malësi”, organizoi mbrëmjen letrare me shkrimtarë dhe poetë shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në Malin e Zi.
Libri shqip, arti shqip dhe kultura shqip, përcjellin në mënyrën më të mirë te lexuesi ynë dhe ai i huaj, vlerat, traditat, historinë dhe pasurinë tonë shpirtërore.
Këto në rradhë si më lartë, janë elementë të rëndësishëm për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës, kulturës dhe letërsisë shqipe, dhe rrjedhimisht edhe të identitetit dhe kombit tonë.
Me rastin e këtij aktiviteti të veçantë, gjej rastin të përshëndes dhe të shpreh mirënjohje për profesorët e nderuar, për poetët, për shkrimtarët dhe artistët, të pranishëm në këtë aktivitet dhe për të gjjthë miqtë dhe dashamirësit e artit dhe librit shqip dhe në mënyrë të veçantë për Komunën e Tuzit për iniciativën e vyer.
Urimet dhe sukseset më të mira në karrierën dhe aktivitetin e artistëve tanë të nderuar!
Ridi Kurtezi
Ambasador i Shqipërisë në Mal të Zi