Shqiptarët e bashkuar për Guci (LDSH, UDSH, ASH ), dorëzojnë listën

Sot partitë shqiptare dorzuam listen zgjedhore “ Shqiptarët e bashkuar për Guci “ (LDSH, UDSH, ASH ).
Bartësi i listë së koalicionit në fjalë Bujar Hasangjekaj, theksoi se dorëzuan Listën e unitetit e shpresës për shqiptaret në Guci.
“Bashkimi i faktorit politik shqiptar ishte më se i domosdoshëm, sinergjia pa dyshim se do refletohet pozitivisht.
Kjo ishte edhe kerkese e kahmotshme  dhe e drejtë e votuesit shqiptar, dhe ne reflektuam ne raport me këtë kërkesë.
Përfaqësimi i denjët dhe meritor i shqiptareve bëhet vetëm permes partive nacionele shqiptare dhe në asnjë menyr tjetër.
Suksese dhe na priftë e mbara”, deklaroi Hasangjekaj.
Ndërkaq, Asdren Çelaj,  kandidat për këshilltarë nga radhët e LDSH-së, theksoi se kërkesa dhe vullneti i të gjithë shqiptarëve ishte që kësaj radhe shqiptarët duhet të dalin unik në zgjedhjet e 30 Gushtit.
“Subjektet shqiptare që veprojnë në Komunën e Gucisë (LDSH, UDSH dhe ASH) e degjuan thirrjen mbarëshqiptare për unifikim dhe sot përfundimisht dorëzuan listën e përbashkët nën moton “Shqiptarët bashkë për Guci”.
Si listë e bashkuar besojmë se rezultati do të jetë i padiskutueshëm, do të jetë rezultat dukshëm më i madh se sa që ishte në të kaluarën.
Ne jemi të gatshëm për punë ditë e natë në mënyrë që aspiratat tona për avancim t’i bëjmë realitet.

Kur jemi bashkë, suksesi nuk mungon”, deklaroi Çelaj.

Malesia.Org