Kurtezi: Dje në Tuz dhe sot në Guci, shqiptarët unifikohen

Ambasadori i Shqipërisë në Mal të Zi, z.Ridi Kurtezi, përshëndeti koalicionin e partive shqiptare në Guci, duke theksuar se shqiptarët pas dy dekadave të ndasisë, unifikojnë votën shqiptare.

Lexoni postimin e plotë të Kurtezit:

Dje në Tuz dhe sot në Guci, pas dy dekadave të ndasisë, shqiptarët bashkojnë forcat dhe unfikojnë votën, për të kontribuar nesër në drejtimin e Komunës, në përmirësimin e jetës së fëmijëve të tyre por edhe për të treguar shembullin më të mirë të bashkëjetesës me malaziasit dhe grupet e tjera etnike në Guci.
Suksese Koalicionit Shqiptar në Guci!
Ridi Kurtezi