Historike, edhe MPB flet shqip, Agim Nuhiu: Themeluam Departamentin për përkthim dhe interpretim

Gjuha shqipe, gjuhë e cila ishte e panjohur deri para pak kohe nga institucionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, më në fund, krijon aktet normative për themelimin e Departamentit për përkthim dhe interpretim.

Ministri Nuhiu ka bërë të ditur se po institucionalizohet në aspektin strukturor dhe organizativ zbatimi i gjuhës shqipe në Ministrinë e Punëve të Brendshme, kështu, mbyllet zbatimi i një prej të drejtave themelore, barazia në përdorimin e gjuhëve në Maqedoninë e Veriut.

Ky është hap historik për një ministër shqiptar, të bëj implementimin e barazisë së përdorimit të gjuhëve, të gjuhës shqipe, fat ky që do të mbetet në historinë e shtetit dhe historinë e shqiptarëve se këtë e realizoi, ministri Agim Nuhiu.

Ky akt historik, ku edhe MPB do të filloj të flas shqip, z. Nuhiu e përcolli me një postim në rrjetin social, ku shprehet:

Nënshkruam aktet normative për themelimin e Departamentit për përkthim dhe interpretim.
Në këtë mënyrë po institucionalizojmë në aspektin strukturor organizativ edhe gjuhën shqipe në Ministrinë e Punëve të Brendshme!