Gjeloshaj: Lista Shqiptare, në zgjedhje fiton dy deputetë

Bartësi i Listës Shqiptare “Koha është tani”,  e përbërë nga Forumi Shqiptar ((ASH-LDSH), Forca, LP dhe UT, Nik Gjeloshaj, deklaroi për gazetën “Dan”, se është i bindur që nga kjo listë do të fitojnë dy deputetë.

“Jemi të bindur se votuesit tonë të deritanishëm do të mbesin të palëkundur, dhe se shumë votues shqiptar do ta njohin se pa ne çeshtja shqiptare nuk mund të avansohet në stadiumin që ne dëshirojmë. Pavarësisht diskriminimit që na e përcakton që nga starti Ligji për zgjedhjen e këshillëtarëve dhe deputetëve, jemi të bindur se kësaj herë nga lista jonë do të kemi dy deputetë”, deklaroi Gjeloshaj.

Ndër të tjera, Gjeloshaj theksoi se çështja e identitetit është gjithmonë çështje e prioriteteve të larta për secilen pakicë dhe ku do.

Malesia.Org