Hedhet shorti, 10 dhe 7 numrat e partive politike shqiptare për Zgjedhjet Parlamentare në MZ

Komisioni Shtetëror Zgjedhor, ka organizuar tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim për Zgjedhjet Parlamentare të cilat do të mbahen më 30 gusht në Mal të Zi.

Në këto zgjedhje partitë politike shqiptare janë rënditur me këto numra, sipas shortit:

Lista Shqiptare “Koha është tani”, e përbërë nga Forumi Shqiptar ( ASH-LDSH), Forca e re Demokratike, Lëvizja Perspektiva dhe Unioni i Tuzit, kanë numrin në fletën e votimit 10 ndërsa Koaliconi “Bashkë nji za”, i përbërë nga Unioni Demokratik i Shqiptarëve, Partia Demokratike, Lidhja Demokratike në Mal të Zi dhe PQSHI, radhitet me numrin 7.

Malesia.Org