Deçiqi fiton kampionin Buduqnost 2:0 në Podgoricë

Futbollistët e Deçiqit fituan sot në Podgoricë me rezultat 2:0 kampionin aktual të Malit të Zi, Buduqnostin e Podgoricës.

Ilir Camaj ishte ai që në minutën e 33-të shënoi golin e parë, ndërsa golin e dytë e shënoi Kristijan Vulaj në minutën e 69-të.

Është kjo ndeshja e parë e KF Deçiq në Ligën e parë të Malit të Zi për këtë sezon, dhe gjithsesi një fillim i shkëlqyeshëm. /MALESIA.ORG/