Përfundohet Shetitorja Vulaj-Tuz-Hakaj

Të nderuar qytetarë

Shetitorja e shumëpritur për adhururuesit e sportit dhe rekreacionit është përfunduar!

Edhe pse u munduan ish pushtetarët, përmes të ashtuquajturve politikan lokal të ndalojnë dhe sabotojnë ndërtimin e projektit në fjalë, duke dërgua me dhjetra padi, nuk ia dolën në qëllimin e njohur dashakeq për ndryshimin e Malësisë!
Edhe këto argumente më së miri e dëshmojnë përkushtimin dhe trasparencën tonë në përpikmëri me procedurat ligjore!
Për ne është e pashpjegueshme fakti i hidhur se dikuj i pengon zhvillimin dhe përparimi I Malësisë në çdo fushë e aspkekt!?
Apo ndoshta kjo lidhet ngushtë me paditurinë e tyre për të realizuar projekte kur ishin në pushtet!
Qytetarë të nderuar, ju e dini shumë mirë se zotrinjët në fjalë, gjatë kohës kur ishin në pushtet nuk realizuan asnjë projekt kapital për zhvillimin e Malësisë!
Për këto e shumë arsye tjera ju i keni çuar në pluhurin e të së kaluarës politike!

Ne pa ndalur do të vazhdojmë në realizimin e projekteve për të ndryshuar Malësinë në çdo lëmi, pa dallime!

Sinqerisht
Nik Gjeloshaj