Lista Shqiptare “Koha është tani”, shpalosi Platformen zgjedhore

Sot, Lista Shqiptare “Koha është tani”, e përbërë nga Forumi Shqiptar ( ASH-LDSH), Forca e Re Demokratike, Lëvizja Perspektiva dhe Unioni e Tuzit, me anë të një konference bënë hapjen e fushatës parazgjedhore.
 
Në këtë konferencë, u bë lançimi i fillimit të fushatës zgjedhor të Listës Shqiptare, ku shpalosen orientimin strategjik dhe pikat kryesore programore të platformës së tyre zgjedhore.

PROGRAMI ZGJEDHOR NË 10 PIKA

Lista Shqiptare ka një vizion  për të ardhmen, ka një program të përpunuar mirë që i jep përgjigje nevojave dhe shqetësimeve të qytetarëve dhe që garanton zhvillim për të ardhmen. Si dhe ka kuadrot e duhur të kualifikuar me përvojë për të vënë në jetë programin e saj.

Në këtë konferencë dëshirojmë të shpalosim para jush dhjetë shtyllat kryesore të platformës sonë zgjedhore.

1. Së pari mbrojtja e të drejtave nacionale të shqiptarëveështë objektivi kryesor i Listës Shqiptare dhe arsyeja kryesore përse kemi bërë bashkimin më të madh të partive shqiptare të Malit të ZI. Prandaj pika kryesore e programit tonë është lufta kundër diskriminimit ndaj shqiptarëve.

2. Pika e tjetër e programit tonë, që lidhet ngushtë me të parën është zhvillimi i ekonomik dhe rritja e mirëqenies së popullit tonë, i cili për një kohë të gjatë është diskriminuar jo vetëm politikisht por edhe ekonomikisht.

3. Së treti, infrastruktura është vendimtare për rritjen ekonomike, prandaj modernizimi i infrastrukturës në vendbanimet shqiptare ka për të qenë një ndër synimet kryesore tona.

4. Po ashtu për të përmbushur më mirë të drejtat tona kombëtare dhe për të forcuar lidhjen me shqiptarët që jetojnë në shtetet e tjera. Prandaj një objektiv i katërt I rëndësishëm yni ka për të qenë vendkalimeve të reja kufitare dhe rrugëve përkatëse me Shqipërinë dhe Kosovën.

5. Së pesti objektiv kryesor do të jetë punësimi I të rinjve tanë të cilët në mungesë të mundësive po detyrohet të emigrojnë në këtë aspekt do të hapim vende pune të reja, do të rrisim kapacitetet konkurruese të rinjve tanë dhe do të bëjmë presion për përfaqësim të drejtë të shqiptarëve në administratën shtetërore.

6. Së gjashti kthimi i pronave të shqiptarëve dhe bërja e mundur e gëzimit të pronës së tyre ka për të qenë një tjetër qenë objektiv kryesor yni. Këtu e kam fjalën jo vetëm për Valdanosin, Shipccanikun por edhe për shfrytëzimin e parkut të Bjeshkëve të Nëmuna.

7. Së shtati arsimi shqip është një ndër themelet e gëzimit të drejtave nacionale prandaj objektiv kryesor yni do të jetë rritja e cilësë dhe modernizimi I infrastrukturës së shkollave shqipe.

8. Së teti ne besojmë se shqiptarët e Malit të Zi nuk trajtohen barabartë për sa I përket shërbimeve shëndetësore, prandaj do të bëjmë çmos që kudo ku ata banojnë të zgjerohet e modernizohet infrastruktura që iu garanton shërbime shëndetësore.

9. Së nënti, Lista Shqiptare dhe do të punojë shumë fortë për konsolidimin e sektorit të turizmit në trojet shqiptare,  jo vetëm atij bregdetar por edhe rural e dimëror duke thithur investime, dhe nxitur investime në infrastrukturën e nevojshme,

10. Së dhjeti Lista Shqiptare a ka pasur si pjesë të rëndësishme ringjalljen e jetës kulturore e sportive të shqiptarëve në Mal të Zi. Prandaj do të angazhohet që të pasurojë jetën sportive, artistike e folklorike të popullit tonë.

Këto ishin 10 pikat kryesore të platformës zgjedhore të Listës Shqiptare e cila është më gjithëpërfshirëse dhe  prek më shumë sektorë. Nëse jeni të interesuar programin e plotë mund ta shkarkoni në internet ose mund t’jua dërgojmë në mënyrë elektronike.