Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj fton votuesit shqiptar të votojnë Listën Shqiptare

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, me rastin e zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi, fton votuesit shqiptar të votojnë Listën Shqiptare.

Lexoni postimin e plotë të Veliaj:

Pas Maqedonisë së Veriut, edhe Shqiptarët në Mal të Zi gjenden para një procesi të rëndësishëm politik, zgjedhjeve parlamentare të 30 gushtit!

Miku im Nik Gjeloshaj i bashkoi vitin e kaluar gjithë subjektet shqiptare në Tuz dhe fitoi garën si Kryetar Bashkie! Ja pse bashkimi funksionon!

Kësaj here, Nika është bartës i listës dhe me Genc Nimanbegun kanë afruar shqiptarët, nga të gjitha trevat në Mal të Zi.

Është një rast ideal që votuesit shqiptarë atje duhet ta shfrytëzojnë masivisht duke votuar Listën Shqiptare Genci Nimanbegu- Nik Gjeloshaj, me numrin 10! 🗳🇦🇱

Mos harroni, #BashkimiBenFuqine! Forca! 🇦🇱💪🇦🇱