Ministri i Diasporës së Qeverisë së Shqipërisë, z.Pandeli Majko, mbështet Listën Shqiptare “Koha është tani”, të përbërë nga Forumi Shqiptar (ASH-LDSH), Forca, LP, UT.
Majko në postimin e vet shprehet se në zgjedhjet politike në Mal të Zi, është në krah të kandidatëve të kualicionit për faktorizimin e shqiptarëve.
“Votuesit shqiptarë si rregull, nuk janë skllevër të logjikës që i kthen ata në robotë. Aktualisht, Mali i Zi është në një udhëkryq ku shqiptarët me mencuri do të vendosin për të mos ta lënë vendin në duart e marionetave filo-serbe”, deklaroi Majko.
Malesa.Org