Thirrje për mobilizim nga Koalicioni i Organizatave Shqiptaro-Amerikane

THIRRJE PER MOBILIZIM

Të dashur bashkëatdhetarë,

Ka ardhur koha që dashurinë dhe lidhjen që e kemi me kombin tonë ta manifestojmë në mënyre të drejtpërdrejtë dhe proaktive. Tani më shumë se kurrë, vëllezërit dhe motrat tona në Mal të Zi kërkojnë ndihmen tonë! Trojet tona na thërrasin për t’i ndihmuar!

Pavarësisht betejave të fituara, lobet antishqiptare nuk ndalen por vazhdojnë të rrezikojnë dhe zhdukin çdo gjë Shqiptare në Mal të Zi. Shqiptarët nuk do të qëndrojne duarkryq dhe të sakrifikohen sërish. Rreziku i shpërnguljeve dhe i asimilimit si ai i Shqiptarëve të Sanxhakut nuk duhet të përsëritet kurrë më në trojet shqiptare.
Për shqiptarët e Malit të Zi ky është momenti qe ata të kenë një zë në qeveri, për nevojat dhe të ardhmen e tyre. E ardhmja është në duart tona. BASHKE, për të mirën e atdheut, për të mirën e fëmijëve tanë, votoni SHQIP!

Zgjedhjet më 30 Gusht 2020 e përcaktojne ekzistencën dhe vazhdimsinë Shqiptare në Mal të Zi!

Diaspora Shqiptare bëri te pamunduren qe ne keto zgjedhje ti bashkoje Shqiptaret e Malit te Zi ne NJE liste te vetme, megjithatë pa sukses. Nje gje e tille nuk do te pranohet me.

Për të ndaluar kontrollin dhe diskriminimin mbi popullin tonë, ne duhet të jemi një në kërkesat tona! Të BASHKUAR kërkojmë të votojmë SHQIP dhe të tregojmë se me të vërtetë jemi autokton të kësaj toke.

Si mundem të ndihmoj unë?

1. Nëse keni te drejtë vote, ju lusim të votoni me zemër, votoni për të ardhmen, votoni koaliconet SHQIPTARE (Vetëm nënshtetasit Malazez që janë bartës pasaporte apo letërnjoftimi Malazez kanë të drejtë votimi. Votuesit mund te votojne me pasaportë apo me leternjoftim të Malit te Zi)

2. Nëse nuk mund të udhëtoni ose nuk keni të drejtë të votoni, ju lutemi kërkoni nga familjet, të afërmit, dhe miqtë tuaj që kanë të drejtë vote të votojnë koalicionet shqiptare.

3. Ndihmoni financiarisht që të vazhdojmë të jemi zëri që nevojitet për mbrojtjen e interesave tona kombëtare nëpërmjet donacioneve:

– Direkte per fushaten #BASHKËRI në këtë link: https://gf.me/u/yqjnz2
 – Direkte per fëmijët Shqiptar në Mal të Zi për materiale shkollore: http://gf.me/u/yq8pgh

4. Ndihmoni duke shpërndarë këtë mesazh në rrjetet sociale, e-mails dhe mënyra të tjera: https://rb.gy/g6jgca

5. Me nënshkrimin tim, unë zotohem që të kontribuoj në njërën nga keto mënyra https://www.messenger.com/t/Bashkerisht

MBËSHTETUR NGA:

Mark Gjonaj – NYC Councilmember
Vedat Gashi- Westchester County Legislator
Federata Pan-Shqiptare e Amerikes-VATRA (International)
Germin (International)
Keshilli Koordinues I Diaspores – KKD (International)
Albanian American Association Ulqini
Albanian American Community Association
Albanian American Council
Albanian American Cultural Center (Texas)
Albanian American Cultural Foundation
Albanian American Educators Association
Albanian American Humanitarian Foundation
Albanian American National Organization – AANO
Albanian American Open Hands Association
Albanian American Puka Community Organization
Albanian American Writers
Association Albanian Business Network
Albanian Professionals and Entrepreneurs – APEN
Bajraktari House
Bijte e Shqipes
Don Gjon Buzuku Association – Chicago
Don Gjon Buzuku Association – New York
Fondacioni Don Simon Filipaj
Fondacioni Hoti i Kujit
Fondacioni Plave Guci
Illyrian Business Organization – IBO
Levizja Diaspora per Shqiperine e Lire
Lukaj Foundation
Marigona – Albanian Women’s Organization
Prek Cali Foundation of NY INC
Shoqata Ana e Malit
Shoqata Atdhetare Dibra
Shoqata Atdhetare Kraja
Shoqata Atdhetare Malesia e Madhe – Michigan
Shoqata Atlantiku
Shoqata Koja
Shoqata Kosova Lindore
Shoqata Kulturore Shpresa
Shoqata Malesia e Madhe – New York
Shoqata Peja
Shoqata Rugova
Shoqata Skenderbeu
Sons of Illyria
Trieshi Humanitarian Fund

Një thënie e vjetër thote: “Nëse dëshiron të shkosh shpejt, shko vetëm.
Nëse do të shkosh larg, shkoni së bashku.”

VETËM SË BASHKU DO TË REALIZOJMË QËLLIMET DHE ASPIRATAT TONA KOMBËTARE!