Genc Prelvukaj: Interesat e shqiptareve mbrohen nga Lista Shqiptare

Reperi i njohur nga Kosova, me origjinë nga Plava dhe Gucia, Genc Prelvukaj, mbështet Listen Shqiptare “Koha është tani”,  për zgjedhjet parlamentare si dhe Koalicionin “Shqiptarët Bashkë për Guci, për zgjedhjet lokale.

Lexoni postimin e plotë të Prelvukaj: 

Voto Shqip

Zgjedhjet parlamentare ne Republiken e Malit te Zi jane ne prag. Me shume se cdo here tjeter, shqiptaret kane nevoje per mbeshtetje. Secili qe ka te drejte vote, kudo qe ndodhet, nga cilado ane e botes, nese pak ka mundesi ekonomike, duhet te niset drejt Krajes, Ulqinit, Tuzit, Plaves e Rozhajes. Atje, per nje mandat deputeti nuk duhen me dhjetera mijera vota, keshtu qe secili individ ka peshe.

Poashtu, ne te njejten date, mbahen zgjedhjet per bashkine e Gusise. Shqiptaret aty jane me te bashkuar se kurre. Vota juaj ndryshon per te mire, poziten e shqiptareve atje. Merrni rruge…

Interesat e shqiptareve mbrohen nga Lista Shqiptare.

Per zgjedhje parlamentare – Nr 10
Per zgjedhje ne bashkine e Gusise – Nr 1

Voto shqip