Bartësi i Listës së Koalicionit Shqiptar “Bashkë nji za” (PD-UDSH-LDnëMZ), Fatmir Gjeka, thotë për Zërin e Amerikës se faktorizimi i shqiptarëve ndihmon në realizimin e të drejtave dhe lirive të tyre në vend.
Në një intervistë me Zërin e Amerikës, ai thotë se kërkesat e shqiptarëve do të jenë demokratike dhe në harmoni të plotë me proceset e integrimit evropian të Malit të Zi.