Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama para dy ditëve ftoi shqiptarët në Mal të Zi të votojnë Listën Shqiptare në Zgjedhjet parlamentare të cilat do të mbahet më 30 gusht.
Por Rama nuk vonoi dhe publikoi një video mesazh në të cilin fton të votohet partia e Milo Djukanovic.
Supozohet se ky mesazh është drejtuar votuesve jo-shqiptarë, por që në realitet mund të krijojë vetëm hutim në mesin e votuesve shqiptar, pasi që realisht këshilla e tij tek votuesit jo-shqiptare nuk konsiderohet të ketë ndonjë peshë dhe as ndikim. /MALESIA.ORG/