Mesazhe urimi me rastin e Ditës së komunës së Tuzit

Të nderuar qytetare dhe qytetarë,

Me këtë rast dëshirojmë të Ju urojmë 1 Shtatorin – Ditën e komunës.

Për herë të dytë, po festojmë ditët e sfidave që lamë pas, dhe të cilat me forca të përbashkëta i kemi përballuar. Festojmë edhe projektet e realizuara të cilat në të ardhmen dëshirojmë të jenë edhe më shumë.

Të sigurt që me mbështetjen tuaj do të krijojmë një të nesërme më të mirë.

Për shkak të pandemisë, si dhe masave të Trupit nacional koordinues, nuk do të organizohet solemniteti dhe kremtimi i ditës së komunës, por ne përherë do të jemi pranë qytetarëve tonë pavarësisht se këtë ditë nuk e kremtuam ashtu siç e kishim planifikuar.

Përherë me Ju dhe në shërbimin Tuaj.

Me respekt,

Komuna e Tuzit

————————————————————-

Dita e parë e shtatorit është dita e Komunës se Tuzit. Kjo është një ditë e rëndësishme për të gjithë shqiptarët dhe jo vetëm një festë kalendarike. Dita e Komunës mbart një simbolike të rëndësishme pasi vjen vetëm pas më shumë se një viti nga fillimi i administrimit të Komunës nga Forumi Shqiptar.

Komuna e pavarur është një hap përpara, që tregon pjekurinë politike të udhëheqësve dhe partive politike shqiptare dhe evidenton shembullin e vetëdijës kombëtare. Ky zhvillim historik është sprova më e mirë për drejtuesit e komunës dhe Forumit, që përmes bashkëpunimit dhe bashkëjetesës shembullore me malazezët dhe grupet e tjera etnike, të arrijnë sukses dhe prosperitet për Tuzin.

Gëzuar dhe suksese të mëtejshme!

Ambasada e Shqipërisë në Podgoricë


LDSH uron Diten e Komunës së Tuzit, të gjithë banorëve të Malësisë. Si parti, e cila është pjesë e pushtetit, dhe e përkushtuar zhvillimit të komunës sonë, ashtu si edhe deri tani, do të jemi në shërbim të qytetarëve të Malësisë.
Urime