Qeveria e Shqipërisë, mbështetje financiare për hapjen e librarisë në Ulqin

Qeveria e Shqipërisë ka vendosur t’i japë mbështetjen e nevojshme financiare Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, për të filluar punën për hapjen e librarisë me literaturë në gjuhën shqipe, në Ulqin, ka njoftuar Ministri i Punëve të Jashtme Gent Cakaj.

Pas kësaj, ky projekt duhet të udhëhiqet nga Këshilli e të mbështetet nga Shqipëria edhe në Tuz, Guci e Plavë.

Këto projekte do të kenë rëndësi të veçantë në forcimin e trashëgimisë historike e kulturës së vyer të shqiptarëve në Mal të Zi.

“Ne do të vazhdojmë me përpjekjen e pakursyer për të qenë afër shqiptarëve në rajon”, tha Cakaj.

/MALESIA.ORG/