Dritan Abazoviq ministër i jashtëm i Malit të Zi, i katërti shqiptar në Ballkan?

Udhëheqësi i koalicionit “E zeza në të bardhë”, Dritan Abazoviq pritet të ketë postin e ministrit të jashtëm në Qeverinë e re të Malit të Zi.

Lajmi bëhet i ditur nga “Novosti”, e cila ka nxjerrë detaje lidhur me formimin e Qeverisë që do të udhëhiqet nga Zdravko Krivokapic.

Abazoviq ka luajtur një rol vendimtar në formimin e kësaj qeverie dhe eliminimin e pushtetit të deritanishëm të Milo Djukanovic.

Ai ka qenë përcaktues edhe në programin dhe detyrat e Qeverisë së re, mosprekjen e njohjes së Kosovës, moslargimin nga NATO si dhe rrugëtimin në BE.

Përpos dy ministrave të jashtëm të Shqipërisë dhe Kosovës, dhe zgjedhjes së Bujar Osmanit për ministër të jashtëm në Maqedoninë e Veriut, Dritan Abazoviq do të jetë shqiptari i katërt në rajon që do të mbajë postin e shefit të diplomacisë të një shteti.

Abazoviq ishte një nga themeluesit e partisë politike ‘Mali i Zi Pozitiv‘ në 2012.

Në zgjedhjet parlamentare të Malit të Zi 2012, partia fitoi 7 nga 81 vende, duke e bërë Abazoviqin anëtarin më të ri të Parlamentit të Malit të Zi.

Më 2014, pas një përçarje në parti, Abazoviq u largua nga Mali i Zi Pozitiv‘, duke shërbyer si një deputet i pavarur përpara se të bashkohej me Aksionin e Reformës së Bashkuar (URA) të themeluar në 2015.

Ai aktualisht është kryetarë i URA dhe një nga dy përfaqësuesit e saj parlamentar.

/MALESIA.ORG/

8538.gif

lg.php.gif