Covid-19: Çfarë ndodh pas testit pozitiv dhe çfarë të presësh

Nga: Dr. Pashko R. Camaj*, Doktor i Shkencave të Shëndetit Publik

Tetë muaj pas shpërthimit të pandemisë, këtu si dhe në shumë vende anembanë botës, rastet e Covid-19 janë në rritje, dhe shumë pyetje vazhojnë të mbeten pa përgjigje. Një shoqe e imja ishte testuar pozitive për Covid-19, dhe pas dy javësh simptomologji të moderuar, ajo u testua përsëri, dhe rezultatiishte akoma pozitiv. Pasi vërejta një ton dëshpërimi, iashpjegova se testi pozitiv, edhe pas përmirësimit të simptomave,nuk është i pazakontë. Çfarë ndodh pas testit pozitiv, edhe pasi simptomat të përmirësohen – pa kurim të njohur dhe akoma pa vaksinë, çfarë të pritet më pas – janë disa nga pyetjet që do të përpiqem t’u përgjigjem në këtë ese.

Ne kemi mësuar se gjetja e përgjigjeve të besueshme në mes te‘zhurmës’ si dhe shumë të dhënave të dyshimta mbi trajtimet e kesaj pandemije, nuk është e lehtë. Lajmi i mirë është se kemiudhëzime më të qarta se si të mbrohemi më mirë. Përveç kësaj, ne kemi parë një përmirësim të dukshëm në trajtimet efektive që kanë pasur një efekt dramatik ndaj Covid-19. Këtu është një pamje se si kjo njohuri dhe udhëzim mund të jenë të dobishempër këdo që është testuar pozitiv me infeksionin Covid-19.

Testimi i pozitiv lajm frikësues: Nëse jeni testuar pozitiv, hapi i parë është, të vet-izoloheni në shtëpi. Shërbimi shëndetësor publik do t’ju kontaktojë me këshilla dhe informacione, se sa kohë do t’ju duhet për ta bërë këtë. Nëse jeni si shumica e njerëzve me Covid-19, nuk do të keni nevojë të shkoni në klinikë ose spital dhe mund të menaxhoni vetë sëmundjen në shtëpi. Fillimisht, mund të përjetoni simptoma të ngjashme me gripin sezonal si kollë, dhimbje fyti, ethe, dhimbjetrupi, dhe dhimbje koke. Përkohësisht mund të humbni dhe nuhatjen dhe shijen tuaj; simptoma më pak të zakonshme përfshijnë të përzier stomaku, të vjella dhe diarre. Pavarësisht nga simptomat tuaja, do t’ju duhet shumë pushim, lëngje dhe ilace për dhimbje ose ethe. Randesi e veçantë është që të shikoni se si ndiheni nga dita e pestë, pas fillimit te simptomave, pasi kjo është koha që disa njerëz fillojnë të përkeqësohen ndjeshëm. Rreth 20% e njerëzve hyjnë në këtë kategori, ne veçanti ata më të moshuar, dhe ata me kushte shëndetësore para-ekzistuese, qëshpesh kanë novojë të kërkojnë shtrimin në spital.

Sa kohë jemi infektivë (ngjites): Një person me Covid-19 mund të jetë ngjitës 48 deri në 72 orë para se të fillojë të përjetojë simptomat e para. Në fakt, ne kemi mësuar se njerëzit pa simptoma mund të kenë më shumë gjasa të përhapin sëmundjen, sepse nuk ka gjasa të jenë izoluar dhe mund të mos marrin masa për të parandaluar përhapjen. Megjiatë, njerëzit janë më ngjitës në fillim të sëmundjes së tyre, kur fillojnë të përjetojnë simptoma, veçanërisht nëse kolliten dhe teshtin. Është e rëndësishme të theksohet se për disa njerëz mund të duhet pak kohë që testi të bëhet negativ. Disa njerëz testojnë negativ brenda 10 ditëve, pasi që jenë sëmur. Të tjerët përjetojnë një periudhë më të gjatë të sëmundjes. Disa njerëz vazhdojnë të jenë pozitivë për disa javë me rallë. Në fakt, rreth 30% deri 40% e njerëzve do të testojnë pozitive për disa javë pasi simptomat janë lehtësuar, por kjo nuk do të thotë që ata janë ngjitës gjatë kësajkohe. Ky virus ka tendencë të jetë infektiv gjatë shtatëtetë ditët e para, pas fillimit të infeksionit. Kjo është arsyeja që njerëzit bëjnë karantinë për rreth 10-12 ditë, nëse kanë testuar pozitiv. Një test pozitiv pas kësaj periudhe tregon se ne ende kemi virusin, madje dhe në sasi te ulët, por nuk ka të gjasë që ata të infektojnë njerëz të tjerë.

Udhëzimet më të fundit të Qendrës për Kontrollin e Sëmundjevete SHBAsë thonë se dikush që ka pasur Covid-19 mund të ndërpresë izolimin pasi të ketë përmbushur keto kritere:

1. Kanë kaluar më shumë se 10 ditë që nga fillimi i simptomave.

2. Pa temperaturë, më shumë se 24 orë, pa përdorimin e ilaçeve për uljen e temperaturës.

3. Simptomat e tjera janë përmirësuar.

Shërimi: Shërimi nga Covid-19 varet nga shumë faktorë, duke përfshirë shëndetin e mëparshëm, si dhe ashpërsinë e sëmundjes. Faza e rimëkëmbjes ende nuk është kuptuar plotësisht, por ne e dimë se disa njerëz vuajnë nga simptoma të zgjatura, duke përfshirë lodhjen, frymëmarrjen dhe dhimbjet e kyçeve dhe gjoksit. Ndërkohë, shkencëtarët vazhdojnë të merren me ndërlikimin e të kuptuarit dhe trajtimit të këtij virusi, dhe për pak kohë do të vazhdojmë të kemi më shumë pyetje sesa përgjigje. Shumica e njerëzve që janë të infektuar me virusin prodhojnë antitrupa, të cilat janë proteina që e bëjnë më të vështirë për virusin të infektojë qelizat. Por antitrupat janë vetëm një pjesë e përgjigjes imune të trupit. Qelizat T, për shembull, mund të shkatërrojnë qelizat që janë tashmë të infektuara – në këtë mënyrë ato nuk vazhdojnë të jenë një ‘fabrikë’ për viruse të reja, kurse qelizat B, mund të gjenerojnë shpejt një përgjigje të fortë të antitrupave, ndaj një virusi që trupi ka hasur më parë. Deri tani nuk kemi mundur të bëjmë ndonjë përgjithësim, se sa mund të zgjasë imuniteti ndaj ketij virusi.

Raport mbi vaksinën: Ne e dimë që disa kandidatë për vaksina Covid-19 janë në fazën e fundit të provave klinike dhe ekziston entuziazëm për teknologjitë inovative që përdorën për të zhvilluar një vaksinë që do ta ndryshojë pandeminë. Investime të mëdha janë bërë në zhvillimin e vaksinave të sigurta dhe efektive. Pyetja “a do të kemi një vaksinë ndaj Covid-19″ është zëvendësuar me “kur” do ta kemi këtë? Zyrtarët e shëndetit publik dhe shkencëtarët në të gjithë botën po i afrohen më shumë përgjigjes së kësaj pyetjeje – ndërsa bota pret një vaksinë efektive dhe të sigurt që së shpejti të fillojë të ndryshojë rrjedhën e kësaj pandemie globale. Në ndërkohë, ju lutem praktikonihigjienë të mirë dhe distancim shoqëror, duke përdorur mbulesa fytyre si maska ​​ kirurgjike, maska N95 dhe madje edhe mbulesa fytyre të bëra në shtëpi. Këto mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të përhapjes së virusit ose infektimit dhe mbajtjes së shëndetit tuaj.

* Nënkryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës -VATRA