“Shqiptarët dhe realiteti I ri politik në Mal të Zi”

Nga Hajrullah Hajdari


Politika trajton mendimet për një shoqëri të drejtë dhe, për arsye të shumëllojshmërisë se mndimeve për një shoqëri të tillë dhe si realizohet ajo, politika praktike i trajton ato nëpërmjet dialogut,diskutimit e ballafaqimit. Shumë politikanë kanë të njëjtat mendime
, përshembull mbi përfaqësimin politik, por nuk pajtohen  me mënyrat si duhet të realizohet ajo. Disa shpesh bëjnë kompromise dhe kërkojnë zgjidhje sa më të pranueshme për popullin, votuesin nderësa disa të tjerë i qëndrojnë fort idesë se  duhet ruajtur patjetër rrugën politike e cila, sipas tyre gjithmonë, ka sjellur rrezultate të  mira dhe të pranueshme për popullim e tyre.Në politikë duhet të kesh guximin dhe vendosmërinë për të vepruar në një mënyrë të caktuar, në një moment të caktuar dhe kështu duke u ballafaquar me realitetin nëpërmjet dialogut dhe diskutimeve të ndryshosh idenë se qëndrimi i deridjeshëm i ndërtuar së bashku me partneret tradicionalë ishte i drejtë, nga njëra anë, e nga ana tjetër të ndërtosh një rrugë të re në favor të zhvillimeve gjithëpërfshirëse politike dhe ekonomike do të jenë në lartësinë e një shteti demokratik ku postulati kryesor është ligji dhe veprimi i shtetit të së drejtës, për të krujuar në një kohë të afërme, kushte për një zhvillim që popullit i ofronë prosperitet,, mirëqenje sociale dhe mirëkuptim të ndërsjelltë.

Zgjedhjet parlamentare, që lamë pas, në Mal të Zi, në një mënyrë, i dërguan një mesazh të qartë edhe popullit shqiptarë në Mal të Zi, mesazh se duhet të reflektojnë sa më parë për t’u përgatitur për sfidat e reja që do të dalin nga tranzicioni i ri politik  dhe veprimet institucionale të tyre me qëllim që në institucionet e duhura, duke luftuar në dhe për interesat e popullit shqiptar, të krijojmë një pozicion sa më të mirë për valorizimin e vlerave tona kombëtare – politike dhe ekonomike dhe në fund për t’u dhënë një mesazh atyre se shqiptarët shekullor në këto troje, dinë, duan dhe meritojnë të vëndosin për fatin e tyre, pa marrë parasysh se kush vjen e shkon nga pushteti.Mesazhi përfundimtar i zgjedhjeve parlamentare, që lamë pasë, është poashtu i qartë.Tranzicioni politik, me kohëzgjatje më të gjatë në shtetet ish komuniste në Evropë, ka përfunduar dhe sipas të gjitha gjasave në mënyrë të qetë do të kemi ndërrimin e pushteteve.

Mendoj, se ky është një moment i çmuar që mund të jetë një pikë kthese për shqiptarët në Mal të Zi, për jetën e tyre, zhvillimin kulturor-arsimor dhe ekonomik-social, për qasjen politike të shqiptarëve, për ata qe merren me politikë dhe përfaqësojnë shqiptarët në politkë dhe pushtet.    

Mendoj, se shqiptarët me pjesëmarrjen e tyre në pushtet  nuk duhet të pretendojnë se mund të jenë kreator të politikës malazeze,pasi që ajo u takon atyre. Shqiptarëve nuk duhet  t’u interesojë lufta e brendshme politike e DPS-it e Frontit apo cilës do parti politike qytetare malazeze. Shqiptarët duhet të kenë parasysh interesat e kombësisë shqiptare në Mal të Zi, pra prosperitetin e tyre e kjo arrihet nëse mbizotëron ligji dhe shteti i së drejtës, nëse krijohen kushtet për një zhvillim të qendrueshëm ekonomik, për valorizimin e çështjes në përgjithësi të kombësisë shqiptare, këtu në Mal të Zi.

Vitet kauan e po kalojnë, nderësa shqiptarët në aspektin ekonomik bëjnë hapa prapa e në aspektin politik, përkundër disa përparimeve, në shumë aspekte të saja nuk kemi arritur as nivelin e vitit 1974.

Zgjedhjet e 30 gushtit 2020, treguan, poashtu, se shqiptarët më patjetër duhet të merren me vetën e tyre, me ndërgjegjësimin e votuesit shqiptar, sidomos pas këtyre zgjedhjeve sepse, si duket, momopoli politik i një partie politike ose disa prej tyre, nuk shpreh më interes të veçantë për ne shqiptarët. Nga një analizë precize e votës shqiptare, kamë arritur në një përfundim se afër 50% të votuesve shqiptarë kanë votuar partitë joshqiptare, ose konkretisht 10.162 shqiptarë kanë votuar 2 listat shqiptare ndersa 10.100 votues ( lejoj mundësinë e korigjimit + – 2-3%) kanë votuar partitë, të ashtaquajtura, qytetare, e së bashku më këto vota do të kishim luftuar për deputetin e 4 në Parlament,ndërsa fuqia vendimmarrëse do të ishte shumë më e madhe. Ky, pikërisht është problemi i shqiptarëve në Mal të Zi. Shqiptarët nuk duhet të heshtin, sidomos politika shqiptare, ata duhet të reflektojnë. Këto zgjedhje, poashtu, treguan se shqiptarët në Mal të Zi nuk kanë nevojë për përkrahje të kujtë do qoftë që mbjell ndarësi e jo bashkimin e faktorit politik shqiptar. Ata janë të dëmshëm për ne, por ne kemi nevojë për ndihmen e tyre, pikërisht tash. Pikërisht tash, sepse shqiptarët në Mal të Zi duhet të  krijojnë një sintezë idesh të sinqerta e reale kundrejt votuesit shqiptar që voton partitë qytetare malazeze. Ata duhet bindur se ky është momenti i kthimit në origjinë, se ky është momenti i tejkalimit të ideve të  vëllazërim-bashkimit si rrugë  e arrijtjes së barazisë dhe zhvillimit të njëjtë ekonomik. Kjo është tani më e kaluar, është koha të kontribojmë së bashku për çështjen kombëtare, për zhvillimin ekonomik, arsimor e kulturor të viseve tona, aq të begatshme me pasuri natyrore, por aq të prapambetura  si rrjedhojë e politikës 140 vjeçare të shtetit malazez. Ne nuk duam ndarësi, përkundrazi ne duam të kultivojmë barazinë mes kombeve dhe kombësive tona, duam ashtu sç ne i rrespektojmë të tjerët të na rrespektojnë edhe të tjeret, ne duam një zhvillim ekonomik konform mundësive që na i ka dhënë Zoti për të dal më nga zona e krahinave më të pazhvilluara në Mal të Zi, ne duam denjitet si të tjerët e së bashku me të tjerët, ne tani më kemi mësuar shkrim e lexim ndaj duam të përfaqesohemi nga përfaqësuesit tanë në mënyrë tëdenjë e të barabartë me të gjithë. Zatën ne kontribuam për pavarësinë e këtij shteti ku jetojmë e veprojmë. Këto mund të arrihen nëse e bashkojmë mendjen, idenë dhe punën të gjithë shqiptarët së bashku. Ky bashkim duhet të ndodhë, por kur dhe nga kush ?! Për të mirën e popullit shqiptarë, për të mirën e atyre që votuan shqip edhe për të mirën e atyre të tjereve që nuk i votuan, së bashku jemi më të fortë, ana tjetër shkoi, koha e tyre,për momentin, perëndoi.

Politikanët e tanishëm shqiptarë vështirë se mund të arrijnë një unifikim të votës dhe partive politike shqiptare. Atyre u mungon ideja e veprimit pozitiv si pasojë e qëndrueshmërisë së tejzgjatur në politikë, ata janë të ngarkuar me të kaluarën e të sotmen e shikojnë si një mundësi të mbijetesës së tyre politike. Politika zyrtare e shtetit amë, Shqiperisë, e Kosovës dhe diasporës, pikërisht tani e kanë shansin të ndikojnë në vetëndërgjegjësimin e vetëdijes shqiptare, por duke filluar që nga ky moment e jo të merren me çështjen tonë 2 apo 3 muaj para zgjedhjeve, meprojekte të ndryshme politike dhe ekonomike duke u njoftuar me problematikën tonë, sëpari në bazë e pastaj të ushtrojnë ndikimin e tyre drejt pushtetarëve malazez e politikës së tyre.

S’kemi arsye pse t’i qasemi të kaluarës, nëpërmes vuajtjeve të saja të sotmës (nesërmës), aq më parë kur e dimë se nesër, e kaluara nuk në sjellë diçka më të mirë ndërsa e sotmja (e nesermja) politike, nëpërmes mesazheve drejtuar opinionit të brëndshëm dhe ndërkombëtar se ajo do të jetë në lartësinë e fitores demokratike të qytetarëve në përgjithësi, se do të jetë partner besueshëm në rrafshin ndërkombëtar ku integrimi në Evropë është prioritar dhe se obligimeve të marra me anëtarësimin në NATO  do t’u përmbahen, mund të krijojë avantazh të kërkesava tona. Është çështje e veçantë thirja e fitueseve të zgjedhjeve drejtuar partive politike të pakicave për pjesëmarrje në pushtet, sepse e kanë shumicën për të vendosur. Kjo duhet të shqyrtohet me seriozitet, të ballafaqohemi me realitetin e nëpër mes dialogut të arrihet një qëndrim i përbashkët i partive politike shqiptare. Pjesëmarrja eventuale në pushtet, patjetër duhet të jetë e mbeshtetur me një garanci për realizimin e kërkesave tona. Për këtë arsye, personalisht kamë insistuar dhe me tej insistoj, që  na duhet patjetër të krijojmë një platformë politike të përbashkët  në bazë të cilës do të aprovojmë platformën e veprimit politik, sepse vetëm kështu mund t’i arrijmë qëllimet tona, të cilat për hir të vërtetës nuk janë të mëdha. Mbi të gjitha mendoj, se faktori  politika shqiptar në Mal të Zi, politika zyrtare e shtetit amë– Shqiperisë, Kosova dhe diaspora duhet të insistojnë për zgjidhje kushtetuese të çështjes shqiptare në Mal të Zi. Kjo zgjidhje komparative është e mundur, duhet insistuar së bashku.