Gjeka: Nuk kishim asnjë lloj kontakti me Frontin dhe Demokratët

Bartësi i listës së Koalicionit Shqiptar “Bashkë një za” Fatmir Gjeka deklaroi se përfaqësuesit e këtij koalicioni nuk kishin asnjë lloj kontakti dhe as bisede me funksionarët e listave zgjedhore “Për të ardhmen e Malit të Zi” e udhëhequr nga Fronti Demokratik dhe “Paqja është kombi ynë” e udhëhequr nga Demokratët.

“Ne javën e kaluar në Podgoricë u takuam me drejtuesit e Koalicionit “E zeza në të bardh”, të cilët i udhëhoqi lideri i URA-së Dritan Abazoviq, dhe kjo u publikua në media”, tha Gjeka.

“Po ashtu, ne publikisht deklaruam se si ne e shohim modelin e kombinimit paszgjedhor në Mal të Zi. Dita ditës bindemi se ky model do të ishte më i miri”, shtoi kryetari i Partisë Demokratike dhe deputeti i ardhshëm në Kuvendin e Malit të Zi.