Kisha Ortodokse Serbe, ndërmjetësuese në formimin e Qerverisë

Knezevic dhe Mandic pa marrëveshje me Abazoviqin

Bisedimet e liderëve të Frontit Demokratik, Andria Mandic dhe Milan Knezevic me kryetarin e Lëvizjes qytetare URA, Dritan Abazoviq, me ndërmjetësimin e peshkopit Joanikije Miqoviq, kanë përfunduar dje pa ndonjë marrëveshje, bëhet me dije gazeta “Pobjeda”.

Deri te takimi i liderëve të Frontit Demokratik me Abazoviqin dhe me ndërmjetësimin e Kishës Ortodokse Serbe ka ardhur pasi që janë ndërprerë bisedimet ndërmjet tri koalicioneve për formimin e pushtetit të ri kurse konstituentët e koalicionit, “Për të ardhmen e Malit të Zi“, kanë kërkuar nga Abazoviq që të deklarohet për kuadrot të cilat nuk dëshiron ti ketë në Qeveri si dhe për shfuqizimin e Ligjit për liritë fetare.

Disa burime të gazetës “Pobjeda” kanë kumtuar se gjatë takimit Mandic dhe Knezevic, të cilët i kanë përfaqësuar të gjitha partitë e koalicionit, kanë kërkuar nga Abazoviq deklarimin decid për emrat konkret të personave nga FD-së të cilët nuk dëshiron ti këtë në Qeveri, por edhe për shfuqizimin e Ligjit për liritë fetare.

“Mandic dhe Knezevic në mënyrë eksplicite kanë kërkuar nga Abazoviq, që URA të përcaktohet rreth principeve të ndarjes së pushtetit pa kushtëzime dhe shantazhe. Në rast të përgjigjes pozitive të URA-s, FD është i gatshëm që pa marrë parasysh konsiderimin se ky vend nuk i takon, të votojnë për kryetar të parlamentit nga radhët e Demokratëve”, ka kumtuar burimi i gazetës “Pobjeda”.

Në FD besojnë se përveç Mandic, Knezevic, Medojevic dhe Milacic gjenden edhe disa emra tjerë në listën e URA-s dhe të ambasadave perëndimore të cilët konsiderojnë se nuk mund të jenë pjesë e Qeverisë.