Sot në Podgoricë, u mbajt seanca konstituive e përbërjes së re të Parlamentit të Malit të Zi.
Në këtë mbledhje janë verifikuar mandatet e deputetëve të rinj.
Partitë shqiptare në këtë legjislaturë do të përfaqësohen nga Nik Gjeloshaj, përfaqësues i Listës shqiptare ‘’Genci Nimanbegu – Nik Gjeloshaj’’, të përbërë nga Forumi Shqiptar ASH-LDSH, Forca, LP dhe UT, si dhe Fatmir Gjeka nga Kooalicioni shqiptar ‘’Bashkë nji za’’, i përbërë nga UDSH-PD-LDnëMZ.
Malesia.Org