Deputetët e Kuvendit të Malit të Zi, kanë votuar për pozitën e kryetarit të ri të Kuvendit të MZ, ku është zgjedhur deputeti nga radhët e Koalicionit “Paqja ëahtë kombi ynë”, (Demokratët), Alleksa Beçiq.
Beçiq, u mbështet nga 45 deputetë të koalicionit “Për ardhmërinë e Malit të Zi”, “Paqja është kombi ynë” dhe “E zeza mbi të bardhë”, Partisë Boshnjake si dhe nga deputeti i Listës Shqiptare, Nik Gjeloshaj, ndersa mbështetje nuk mori nga deputetët e PDS-së, PSD-së, SD-së dhe deputeti i Koalicionit Shqiptar “Bashkë nji za”, Fatmir Gjeka.
Beçiq, falënderoi deputetët për konstitutimin e përbërjes së re të Kuvendit dhe për besimin që ia dhanë, e sidomos falenderoi për përkrahjen e dhënë deputetët e Partisë Boshnjake dhe deputetin e Listës Shqiptare.
Ndërsa, mandatar për Kryeminister të Qeverisë së MZ, u propozua që të jetë Zdravko Krivokapiq, i cili ishte bartës i listës së koalicionit “Për ardhmërinë e Malit të Zi”.
Malesia.Org