Nga sonte masa të rrepta epidemiologjike në Mal të Zi

Që nga mesnata, masa më të rrepta epidemiologjike do të zbatohen në Mal të Zi për shkak të rritjes së shpejtë të numrit të rasteve të reja të infeksionit COVID-19, të cilat përfshijnë futjen e shtetrrethimit në disa qytete dhe kufizimet në funksionimin e objekteve të hotelierisë.

Masa të rrepta epidemiologjike, të cilat parashikojnë një shtetrrethim nga ora 22.00-05.00 të mëngjesit, si dhe ndalimi i funksionimit të objekteve të hotelerisë, do të zbatohen nga e hëna në Nikshiq, Berane, Andrijevicë dhe Rozhajë, qytete me numrin më të lartë të pacientëve, ndërsa Podgorica dhe Kotori punën e kafeneve do ta kufizojnë deri në ora 22.00.

Gjithashtu, sonte nga mesnata në të gjithë Malin e Zi, një maskë mbrojtëse është e detyrueshme për të gjithë banorët mbi moshën pesë vjeç.

Aktualisht ka 3.699, raste aktive të infeksionit në krejt Malin e Zi, ndërsa në komunë të Tuzit, aktive janë 3 raste.

Ndërkaq, në shtatë ditët e fundit 20 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve  që nga fillimi i pandemisë është 158, ndërsa nga komuna e Tuzit, nga Covid-19, kanë humbur jetën dy persona.

Malesia.Org