Qeveria e Malit të Zi ka miratuar Ligjin i cili përcakton flamurin, himnin dhe festën kombëtare për shqiptarët në Mal të Zi.
Me propozimin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi për simbol është miratuar Flamuri kombëtar, shqiponjën e zezë dykrenare me sfond të kuq.
Si stemë – shqiponjën e zezë dykrenare mbi të cilën është përkrenarja e heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut si dhe himnin “Rreth flamurit të përbashkuar”.
Gjithashtu është raportuar se 28 Nëntori – Dita e Flamurit Kombëtar – është caktuar si Dita e Festës Kombëtare të Shqiptarëve në Malin e Zi.
/MALESIA.ORG/