Nxitje për gazetarinë hulumtuese-trajnimi me përfaqësues të mediave dhe shoqërisë civile

Fundjavën qe shkoi në Ulqin u organizua trajnimi dyditorëQeverisja e Mirë dhe Antikorrupsioni” i cili iu dedikua mediave në gjuhën shqipe në Mal të Zi dhe aktivistëve të shoqërisë civile.

Gjatë këtij aktiviteti pjesëmarrësit patën mundësi të forcojnë kapacitetet e tyre përmes një programi të veçantë trajnues në lidhje me gazetarinë e angazhuar, monitorimin si mjet për ndryshime në shoqëri, modelin dhe teknikat e monitorimit që përdorin BIRN & Internews Kosova (monitorimin e punësimeve në administratën publike, monitorimin e shpenzimit të parapublike, monitorimin e premtimeve të kryetarëve të komunave,etj).

Po ashtu, trajnerët e programit prezantuan modelin e luftimit të korrupsionit përmes mediave sociale dhe mënyrat e krijimit tëekipeve të gazetarëve hulumtues, bazat e gazetarisë hulumtuese, ndërtimin e kredibilitetit dhe besueshmërisë në publik, përdorimin e infografikës për të transmetuar të dhënat e hulumtimit, etj.

Ligjërues dhe moderator të këtij aktiviteti ishin Jeta Xharra, udhëheqëse e BIRN dhe moderatore e “Jeta në Kosovëdhe Faik Ispahiu, udhëheqës i Internews Kosova dhe themelues iKallxo.com.

Përmes këtij programi është synuar të ndërtohet një partneritet efektiv midis mediave dhe organizatave të shoqërisë civile, si kusht kryesor për një publik më të informuar në luftën kundër korrupsionit, forcimin e sundimit të ligjit, qeverisjes së mirë dhe demokracisë në përgjithësi.

Projekti realizohet nga OJQ Horizonti i Ri në bashkëpunim me gazeten “Koha Javore”, ndërsa

mbështetet nga Departamenti i Shtetit të SHBA – Byroja për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL), në kuadër të Programit të Shoqërisë Civile për Drejtësi Penale.