Edi Rama, gjatë vizitës në Mal të Zi, drekon edhe me Gjukanoviqin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë qëndrimit në vizitë jo-zyrtare dhe të pa paralajmëruar në Mal të Zi, u takua dhe drekoi me Presidentin e Malit të Zi, njëheri edhe liderin e PDS-së, Millo Gjukanoviq, njofton, sipas informatave jo-zyrtare, gazeta “Vijesti”.

Nga kabineti i Gjukanoviq, nuk janë përgjigjur në pyetjet e gazetës “Vjesti”, nëse Gjukanoviq është takuar me Ramën të hënën dhe pse vizita e tij ishte e pa paralajmëruar.

Pas drekës me Gjukanoviq, siç raporton gazeta “Vijesti”, Rama u takua me bartësin e Listës Shqiptare “Koha është tani”, Nik Gjeloshaj, por sipas informatave të “Vjesti”, jo edhe me përfaqësuesit e subjekteve të tjera shqiptare.

Siç shkruan kjo gazetë, temë e takimit ishte procesi pas-zgjedhorë dhe formimi i Qeversisë së ardhshme të Malit të Zi.

Malesia.Org