Presidenti Donald Trump dhe ish-nënpresidenti Joe Biden, u përplasën lidhur me politikat e tyre dhe shkëmbyen fyerje në debatin e tyre të parë të martën në mbrëmje, që shumë shpejt u kthye në kaos dhe shkëmbime ofendimesh. Debati u mbajt vetëm pesë javë para zgjedhjeve të përgjithshme.
Ndërprerjet e vazhdueshme nga ana e zotitTrump ndërsa fliste kandidati demokrat, përcaktuan tonin e debatit të martën. ZotiBiden shpesh nuk arrinte të mbaronte dot fjalinë.
Moderatori Chris Wallace i televizionit Fox News i kërkoi disa herë zotit Trump që tëlejonte zotin Biden të mbaronte, por pa rezultat.
Ishte një skenë që nuk është parë ndonjëherë në historinë moderne të debateve presidenciale, ku një kandidat i thoshte tjetrit “ta mbyllte gojën” dhe të dy akuzuan njëri-tjetrin, si gënjeshtar.
Në pjesën më të madhe debati 90 minutësh, që synonte të trajtonte temat më të rëndësishme në një kohë të pashembullt të historisë amerikane, ishte një varg sharjesh, ndërprerjesh dhe akuzash, ku secili nga kandidatët u përpoq të bindte votuesit se rivali nuk ishte i përshtatshëm për të drejtuar vendin.
“Ti je presidenti më i keq që ka pasurndonjëherë Amerika”, tha zoti Biden.
“Më lër të të them Joe, se unë kam bërë mëshumë në 47 muaj sesa ke bërë ti në 47 vjet”, u kundërpërgjgj zoti Trump.
Moderatori Chris Wallace, u përpoq gjatë gjithë kohës që ta rikthente vëmendjen tek diskutimi thelbësor i çështjeve dhe tek rregullat e debatit për të cilat kishin rënë dakord të dyja palët, por pa shumë sukses.
“Më lejoni mua ta bëj pyetjen zoti President. Zoti President unë jam moderatori i këtijdebati. Dhe do të kërkoja që të më lejoni të bëjpyetjen dhe pastaj ju mund të përgjigjeni”, thaai në një moment.
Një nga temat kryesore në debat ishteCOVID-19, që ka shkaktuar vdekjen e mbi 205 mijë vetëve në Shtetet e Bashkuara.
“Presidenti nuk ka plan. Nuk kaparaqitur asgjë. Ai e dinte që në shkurtse sa serioze ishte kriza”, tha zoti Biden.
Zoti Trump tha se ai ka udhëhequr njëpërgjigje efektive.
“Në siguruam veshjet mbrojtëse, maskat, respiratorët. Ti nuk do të kishe bërë dot respiratorë. Dhe pas pak javësh do tëkemi një vaksinë”, tha Presidenti Trump.
Një nga temat e debatit, ishin tensionetracore në vend, dhe zoti Trump refuzoi tëdënonte supremacistët e bardhë që e kanëmbështetur atë, duke iu drejtuar një grupitë tillë me fjalët “mos veproni, prisni”.
“A jeni i gatshëm të dënoni supremacistët e bardhë grupet e milicëve?” pyeti moderatori.
“Po, do të isha por do të thoja që pothuajse çdogjë që shoh është nga e majta, jo e djathta”, tha zoti Trump.
Zoti Biden dënoi përpjekjet e zotit Trump për të shfuqizuar legjislacionin përkujdesin shëndetësor të administratësObama, nga e cila përfitojnë 20 milionëvetë. Zoti Trump tha se ligji ështëjokushtetues dhe kufizon zgjedhjenpersonale. Zoti Biden tha se votuesitmund të mbajnë planin që duan, sipaspropozimit të tij.
I pyetur për artikullin e gazetës New York Times, se ai kishte paguar vetëm750 dollarë taksa në vitin 2016 dhe vitin2017, Presidenti Trump tha se ka paguarmiliona në taksa pa dhënë detaje. Ishnënpresidenti Biden, ka bërë publikedokumentat për taksat në faqen e fushatës së tij.
Një temë tjetër ishin dyshimet që kahedhur presidenti Trump për manipulimtë votimit me postë:
“Ato po shiten, po hidhen në lumenj. Është e tmerrshme për vendin tonë. Nuk do tëpërfundojë mirë“, tha Presidenti Trump.
“Nuk ka prova për këtë. Pesë shtete kanëpasur votime me postë për një dekadë ose mëshumë, përfshirë dy shtete republikane”, u kundërpërgjigj zoti Biden.
Duke përdorur argumentin e manipulimeve të votës, Presidenti Trump ka shmangur një përgjigje tëdrejtpërdrejtë ndaj pyetjes nëse do tëpranonte tranizicionin e pushtetit nësehumb në zgjedhje.
Një tjetër pikë përplasjeje ishtekandidatja që ka zgjedhur zoti Trump përtë zëvendësuar anëtaren e Gjykatës sëLartë, Ruth Bader Ginsburg, një ikonëliberale.
Ai emëroi gjykatësen konservatore Amy Coney Barrett, duke filuar një proceskonfirmimi kur votimet kanë filluar nëshumë shtete.
Zoti Biden tha se fituesi i zgjedhjeve tënëntorit duhet të caktojë anëtarin e ri.
“Populli amerikan ka të drejtën që tëkenë zërin e tyre në përzgjedhjen e kandidatit për Gjykatën e Lartë”, tha ai.
Zoti Trump u përgjigj se ishte detyra e tijtë bënte emërimin.
“Ne fituam në zgjedhje dhe kështu kemitë drejtën ta caktojmë atë”, tha ai.
Analistët e denoncuan debatin e ashpër.
“Kur ishte radha e zotit Biden, ai flistepër 10, 20, 30 sekonda me një argument logjik dhe pastaj ndërpritej vazhdimishtnga Presidenti. Prandaj nuk ia vlen tëpyesësh se cili ishte fituesi i debatit, sepse Presidenti e bëri të pamundurdebatin”, thotë Jeremy Mayer, profesor iUniversitetit George Washington.
Temat e debatit u lanë në hije nga përplasjet e vazhdueshme, që në një farë mënyre ishkojnë për shtat në fushate jashtëzakonishttë ashpër.
Dy debatet e ardhshme mes kandidatëvedo të mbahen në tetor.