Në seancën konstitutive të Kuvendit të komunës së Gucisë, të mbajtur sot, Bujar Hasangjekaj, nga radhët e LDSH-së, u zgjodh kryetar.
Bujar Hasangjekaj është shqiptari i parë i zgjedhur në Kuvendin e Gucisë, që nga themelimi i kësaj komune. Për të votua 20 këshilltarë nga radhet e pozitës dhe 8 këshilltar nga radhët e opozitës ndërsa një keshilltar nga opozita ishte i përmbajtur.
Bujar Hasangjekaj është drejtori politik i LDSH-së, njëheri edhe kryetari i LDSH-së për Guci dhe ishte bartës i listës së Koalicionit “Shqiptarët bashkë për Guci”, të përbërë nga LDSH-UDSH-ASH.
Malesia.Org