Monumentet dëshmi të trashëgëmisë kulturore

Gani Karamanaga, MONUMENTET, Botoi:BKSHMZ, Ulqin, 2020

Ndonëse i njohur nga profesioni si mjek specialist, vitëve të fundit dr.Gani Karamanaga opinionit i është prezantuar me botime të veçanta, jo vetëm nga fusha e mjekësisë, por edhe nga trashëgimia kulturore, ku preokupim ka të kaluarën dhe të tashmën e qytetit të Ulqinit. Botimeve të mëparshme  i shtohet edhe një botim interesant i cili për nga qasja dhe tematika është i veçantë, jo vetëm për mjedisin tonë por edhe më gjerë. Fjala është për botimin MONUMENTET, që trajton kryesisht objektet e arkitekturës popullore në qytetin e Ulqinit në harkun kohor prej dy shekujsh.

Autori jo vetëm si qytetar i Ulqinit por si intelektual nuk ka mundur të qendrojë indiferent, por e kundërta ka hulumtuar dhe mbledh material të ndryshëm për monumentet e qytetit dhe të rrethinës së Ulqinit, duke prezantuar të kaluarën dhe gjendjen aktuale të tyre. Në mënyrë të veçantë trajtohen ato monumente që ishin dikur por sot nuk ekzitojnë në Ulqin në sajë të rrethanave shoqërore të kohës. Ata nuk prezentohen vetëm me fotografi por edhe me përmbajtje tekstuale, duke dhënë informacionin e nevojshëm. Është meritë e autorit që ka arritur të ofrojë të dhëna të tilla qoftë përmes burimeve të shkruara, por edhe nga persona të ndryshëm, që kanë qenë dëshmitarë të ekzitimit të monumenteve të tilla.

Autori, vlerëson të dhënat për monumentet përkatëse, por është fleksibil sepse me të drejtë thot se duhet parë edhe autor të tjerë për të vërtetuar konstatimet e ndryshme. Nga një qendrim i tillë kritik, autori më të drejtë iu hapën mundësi autorëve të tjerë që të vazhdojnë të hulumtojnë monumentet në komunën e Ulqinit. Këtu mendon jo vetëm për ata që janë me mbrojtje ligjore, por edhe të tjerët që janë jashtë këtij regjistri por kanë vlera arkitektonike në veçanti e të trashëgimisë kulturore në përgjithësi, sepse monumentet janë identiteti i një mjedisi.

Duke qenë banorë i Kalasë së Ulqinit, të dhënat e para në këtë botim  fillimisht janë nga ajo sepse autori i ka përjetuar që nga koha e rinisë, drejtpërdrejt apo i ka trashëguar prej të tjerëve. Pikërisht në këtë aspekt autori prezanton ngjarje e momente interesante nga jeta e banorëve të Kalasë. Me interes janë disa mikrotoponime të Kalasë si:Fusha e Qehajës, Tabja, Kishllahi, Tophana, Jallia, Qoshku i Hajlijes, Kulla e Hoxhë Bushatit, Kulla e Beqir Begut etj., që janë pjesë e kujtesës kolektive edhe në ditët tona.Në këtë aspekt autori na prezanton edhe thënien emblematike “Askush nuk u pranua për profet në vendin e vet” që është e gdhendur në një gur të një shtëpie në Kala, që si e tillë mbetet për të gjitha kohërat.

Pas informaconeve në Kala, autori prezanton të dhëna për monumentet  në lagje tjera në Ulqin të cilët nuk ekzitojnësi: shtëpia e Beqir Sumës në Sukë, objekti i konsullatësTurke, objekti i Doganës, shtëpia e familjes Fani, shtëpia e Cafo Begut, shtëpia e Pashës, shtëpia e Parrucës në Ranë etj.

Pastaj ofrohen të dhëna tjera me interes siç janë: kafja e Ibrahim-Bim Dymylës, furra e bukës e Kolë Naumit, kulla e familjes Kroma, kulla e familjes Hoti, Beledija, shtëpia e Barnatorës, hotel Republika, Galebi, Jadrani etj.

Në këtë kategori të objekteve intrigues është informacioni në lidhje me objektin e ish Shtëpisë së Kulturës në Ranë, e cila ka funksionuar  nga viti 1948-1962 duke qenë  sipas autorit objekti kulturor ndër ma të mirët në Mal të Zi. Dhe, si i tillë i paisur me sallë filmi dhe bibliotekë e hapësira tjera në një vend atraktiv në Ranë. Pikërisht siç duket kjo ishte arsyeja që pushtetit të kohës i ka penguar andaj për “nevoja” shtetërore e transformojnë në restoran, duke eliminuar mundësitë praktike për zhvillimin e aktiviteteve kulturore. Ishte ky një veprim përfid i pushtetit të kohës me pasoja etnokulturore  për popullsinë shqiptare të Ulqinit.

Po ashtu autori na ofron të dhëna interesante edhe për objektet fetare si ato islame, katolike e ortodokse, tyrbet si dhe për një numër të konsideruar krojesh në qytet dhe jashtë tij. Nga të dhënat del se shumë pak është punuar në ruajtjen e valorizimin e monumenteve, që është dobësi e pushtetit dhe institucioneve përkatëse në nivel lokal e ate shtetëror, sepse monumentet janë  identiteti  kulturor dhe kombëtar të çdo mjedisi.

Botimi është i pasur me  shumë fotografi të cilat kanë shënimet përkatëse, e disa kanë edhe emrat e personavetë ndryshëm  që kanë punuar në objektet përkatëse në të kaluarën si në hoteleri, zejtari, shëndetësi  e veprimtari të tjera. Nuk ka dilemë se këto pamje krijojnë nostalgji për të kaluarën e Ulqinit, sidomos për ulqinakët e moçem, sepse kemi të bëjmë me objekte të cilët nuk ekzistojnë por si dëshmi kemi fotografitë e ndryshme të kohës, që janë me vlera të mëdha  në cilësinë e dokumentëve.

Pikërisht në këtë përmasë duhet përgëzuar autorin për pasionin, angazhimin dhe mbledhjen e një lëndë më vlerër monumentet në Ulqin duke i dhuruar opinionit  një botim interesant  që  do të shërbëjë si dëshmi  për të prezantuar të kaluarën e Ulqinit në fletëpalosjet apo botimet e ndryshme, si kudo në botën e qytetëruar.

Dr.Nail  Draga

(Lexuar me rastin e përurimit në Ulqin, më 19 shtator2020)