Përfaqësuesit e Listës Shqiptare, Nik Gjeloshaj, Nazif Cungu, Nikollë Camaj dhe Genci Nimanbegu sot në Podgoricë, u takuan me mandatarin për formimin e Qeverisë së Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq.
Liderët në fjalë, mandatarit i parashtruan kërkesat të cilat janë të nxjerrura nga Platforma parazgjedhore.
Rikujtojmë, më heret nga Lista Shqiptare kishin paralajmeruar se do të kërkojnë Zëvendës-Kryeministrin, një Ministri, ndryshimin e ligjit zgjedhor, decentralizimin e pushtetit qendror dhe kthimin e pronave.
/MALESIA.ORG/