Njoftim për përsonat juridikë në zonën e komunës së Tuzit

Ju njoftojmë se nga data 01. 10. 2020, sh.p.k. “Komunale” Tuzi, merr përsipër të gjitha detyrimet e mbledhjes dhe transportit të mbeturinave në komunën e Tuzit.

Ju lutemi që borxhet që i keni, deri më datën 01. 10. 2020, ndaj sh.p.k. “Čistoća” dhe “Deponija” Podgorica, t’i zgjidhni në raport me ata, ndërsa nga data 01. 11. 2020 do të merrni faturën për muajin tetor dhe në vijim nga sh.p.k. “Komunale” Tuzi, e cila është përgjegjëse për kryerjen e veprimtarive komunale.
Në mënyrë që faturat t’ua dorëzojmë në formë sa më të rregullt, ju lutemi që të na jepni informatat e nevojshme, në lidhje me pagesën e faturave, ose të na jepni faturën e fundit nga sh.p.k. “Čistoća” dhe “Deponija” Podgorica.
Informatat e kërkuara mund t’i dorëzoni në zyret tona, t’i dërgoni në e-mail racuni@komunalno-tz.me ose në viber +38267 073 295.
Grumbullimi i mbetjeve komunale do të kryhet në kuadër të objektit tuaj, ose sipas marrëveshjes.
Jeni të lutur që, nëse i shfrytëzoni koshat jashtë oborrit tuaj, mbeturinat t’i hedhni në fund të orarit të punës.

Me respekt drejtoru ekzekutiv Nikollë Camaj