Gjeloshaj – Principet janë më të rëndësishme nga postat në Qeveri

Lista shqiptare “Genc Nimanbegu – Nik Gjeloshaj”  pa marrë para sysh nëse do të jetë pjesë e Qeverisë së re ose jo do të luftojë për qëllimet programore të prezantuara gjatë fushatës zgjedhore , kanë deklaruar përfaqësuesit e këtij koalicionit pas takimit me mandatorin Krivokapiq.

Mandatori për përbërjen e Qeveris së re Zdravko Krivokapic, me takimin e sotëm me përfaqësuesit e listës shqiptare “Nik Gjeloshaj- Genc Nimanbegu “ i ka filluar bisedimet me partitë e pakicave për pjesëmarrjen e tyre në Qeverinë e re.

Pas takimit Gjeloshaj dhe Nimanbegu kanë theksuar se prioritet i tyre është respektimi i orientimeve programore  të këtij koalicioni.

Gjeloshaj ka theksuar se Mali i Zi do të jetë akoma më demokratik nëse pranohen qëllimet e tyre.

“Për ne orientimet programore janë të rëndësishme si dhe ajo që ua kemi prezantuar qytetarëve , kurse e fundit për ç’gjë do të bisedojmë janë vendet ministrore ose postet e tjera në Qeveri. Nëse pajtohemi rreth objektivave programore kjo për ne do të këtë rëndësi më të madhe” ,u ka deklaruar Gjeloshaj gazetarëve pas takimit me mandatorin për përbërjen e Qeverisë së re Zdravko Krivokapiq.

Genci Nimanbegu ka theksuar se ky koalicion në takimin me mandatorin ka shprehur mesazh të qartë se do të luftojë për një pozitë më të mirë dhe barazi më të madhe të shqiptarëve në Mal të Zi.