Nga Adnan Mehmeti
Presidenti i Shoqatës
Stamford, 16 tetor 2020
Është një traditë e bukur që muaji tetor të quhet ndryshe dhe “Muaji i Letërsisë”, dhe ditët e këtij muaji duhet të kenë mjaft lajme të reja, të bukura.
Në kushte më të mira pa COVID 19 do të ishte të bënim në ndonjë qytet të Amerikës promovime të veprave të botuara. Po prapë na vjen lajm i gëzuar.Fillimi i muajit tetor vjen me një ogur të bardhë për Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, sepse pranuam si anëtare në radhët e Shoqatës doktoranten e letërsisë Arjeta Ferlushkaj.
Arjeta Ferlushkaj është shpërngulur në SHBA në fund të vitit 2016 dhe jeton mes shteteve Nju Jork dhe Nju Xhersi. Pas bashkëpunimit që kemi pasur në të kaluarën, ajo tani është anëtare e rregullt e Shoqatës së Shkrimtarëve.
Studiuesja Arjeta Ferlushkaj me kohë ka dërguar në bibliotekën e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë librin e saj “Pasqyrat e postmodernitetit”, botuar nga Shtëpia Botuese “Onufri” si dhe ka plotësuar formularin e anëtarësimit. Është ky një rregull për të qenë e barabartë në komunitetin e poetëve dhe shkrimtarëve anembanë Amerikës në shtëpinë e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, një lidhje elitare, e suksesshme dhe modele për krijuesit shqiptaro-amerikanë.
Arjeta Ferlushkaj ka në proces botimi librin saj të dytë që pritet të dalë pas pak ditëve.
Kryetari i Shoqatës, Mëhill Velaj, bashkë me kryesinë, e vlerësojnë anëtarësimin e doktorantes Arjeta Ferlushkaj si studiuese serioze e letërsisë, por edhe për aftësitë e saj në fushën e bibliografisë. Le të kujtojmë që gjatë vitit 2020 kemi pranuar edhe katër anëtarë të rinj: Xhemal Gora, Jani Plasa, Ermira Mitre dhe Frank Shkreli. Kemi botuar librin “Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro Amerikanë -Autorë dhe vepra”, me mbi 103 anëtarë, gjithashtu edhe revistën e vetme letrare në SHBA “PENA”, organ i Shoqatës së Shkrimtarëve.
Shënime biografike për doktoranten Ajeta Ferlushkaj
Arjeta Ferlushkaj ka lindur në Shkodër më 22 shtator1983. Ka studiuar në Universitetin e Shkodrës “LuigjGurakuqi” në degën Gjuhë-Letërsi. Në Universitetin e Tiranës ka kryer studimet Master në profilin “StudimeLetrare”. Nga viti 2006-2016 ka punuar në BibliotekënShkencore të Universitetit të Shkodrës në pozicionin e përgjegjëses së Fondit të Librit Shqip. Ka qenë anëtaree Institutit Alb-Shkenca nga 2009-2016. Ështëdoktorante në profilin “Shkenca Letrare” pranëQendrës së Studimeve Albanologjike në Tiranë (sot quhet Akademia e Studimeve Albanologjike). Ka marrë pjesë në seminare e Konferenca ShkencoreKombëtare dhe ndërkombëtare. Ka botuar artikujpublicistikë dhe studimorë në gazeta, revista e buletineshkencore brenda e jashtë Shqipërisë.
Ka botuar studimin “Pasqyrat e postmodernitetit. Elemente të poetikës postmoderne në romanet e RidvanDibrës” në vitin 2012 nga Shtëpia Botuese “Onufri”, Tiranë.
Si studiuese e letërsisë është e specializuar në atëbashkëkohore e posaçërisht në zhanrin e prozës. Studimet pasuniversitare për Master dhe shkolladoktorale, të dyja të fokusuara në prozënbashkëkohore, e kanë plotësuar dhe, sigurisht, rriturnivelin kërkimor shkencor. Ka ndjekur metodatstudimore bashkëkohore kryesisht, me fokus kryesornë shkollat e kritikës letrare që kanë në vëmendjetekstin e më pak autorin. Prirja për ta vlerësuar njëvepër nisur më shumë nga emri i autorit nuk është e re. Është një “problem” që e ka dëmtuar jo pak artin e vërtetë, letërsinë si art i fjalës. Prandaj ka synuar nëShqipëri dhe synon tani edhe këtu në SHBA që tëpërcjellë frymën e një kritike të vërtetë sa i takonvlerësimit që i duhet bërë një krijimtarie. Në çdo rast, studiuesi duhet të ketë bazë të punës tekstin, pavarësisht autorësisë.
Përvoja e saj dhe e disa anëtarëve që merren me studimin e letërisë Shoqatës sonë i hapin horizonte tëreja. Nëpër disa vite ne kemi organizuar seminare, porqë synojmë që të organizojmë të tjera seminare, pse joedhe Konferenca Shkencore për data të rëndësishmehistoriko-letrare, për shkrimtarë të ndryshëm apo edhepër dukuri letrare. Një temë diskutimi mbase do të jetëprirja e letërsisë së diasporës. Në to secili pjesëmarrësnë seminar/ose konferencë të përgatisë shkrime përautorë të diasporës, apo të bëhen analiza rreth prirjevetematike dhe të formës letrare që po ndjekin autorët e diasporës. Kjo duhet të jetë një domosdoshmëripërderisa në Shoqatë kemi krijues e studiues me gradashkencore.
Doktorante Arjeta Ferlushkaj, mirë se erdhe në gjirin e ngrohtë të Shoqatës!