Gjeloshaj: Vendimi për hyrjen në Qeveri brenda dy ditësh

Lista shqiptare nuk ka vendosur ende nëse do të jetë pjesë e qeverisë së re, ndërsa bartësi i listës Nik Gjeloshaj njoftoi se vendimi do të merret në dy ose tre ditët e ardhshme.

“Lista Shqiptare, në dy ose tre ditët e ardhshme do të marrë vendimin përfundimtar nëse do të jetë pjesë e qeverisë.  Pakicat duhet të jenë pjesë e qeverisë nëse ato mund të jenë faktor.  Ne respektojmë vendimin e Partisë boshnjake dhe shpjegimin e tyre të pozicionimit.  Ne nuk do të përdorim patriotizëm të rremë për të shpjeguar pozicionin tonë,” tha Gjeloshaj.

Ai theksoi se kërkesat e tyre drejtuar mandatarit janë bërë publike dhe se cilat janë pritshmëritë për pjesëmarrjen e tyre në Qeveri.

“Ne përfaqësojmë popullin tanë dhe ata presin që ne të punojmë për një jetë më të mirë për ta, pavarësisht nëse do të jemi në qeveri apo zyrtarisht në opozitë,” tha Gjeloshaj.

Ndërkaq, ju përkujtojmë se Koalicioni Shqiptar (PD-UDSH-LDnëMZ) dhe Partia Demokratike kanë refuzuar pjesëmarrje në Qeveri.

/MALESIA.ORG/