Mandatari për formimin e Qeverisë së Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, e ka njoftuar Gjeloshajn, se kërkesat e Listës Shqiptare, janë të pranueshme të jenë pjesë e progeamit të Qeverisë së re të Malit të Zi, të modifikuara në përputhje me Kushtetutën e Malit të Zi dhe ligjeve relevante, deklaroi bartësi i Listës Shqiptare, Nik Gjeloshaj.
“Pranimi i propozimeve tona nuk do të thotë që ne do të marrim pjesë në qeveri, por është detyrim yni të luftojmë që pikat e programit që ne përfaqësojmë të pranohen nga shumica e re dhe të mos veprojmë në mënyrë të papërgjegjshme dhe të lëmë në pritje kërkesat tona dhe njerëzit tonë të bllokuar. Gjëja më e rëndësishme për ne është që parimet e vendosura nga platforma jonë politike, të cilat ua paraqitëm votuesve, do të jenë pjesë e programit të qeverisë së re”, deklaroi, Gjeloshaj.
Malesia.Org