Lista shqiptarë “Genci Nimanbegu – Nik Gjeloshaj” akoma nuk ka vendosur nëse do të hyjë në Qeverinë e re dhe as që është caktua një takim i ri me mandatarin Zdravko Krivokapiq, i është kumtuar jozyrtarisht gazetës “Pobjeda” nga ky koalicion.
“Vendimi akoma nuk ekziston dhe nuk kemi caktuar akoma një takim të ri me mandatarin” i ka deklaruar burimit të Pobjedës një burim nga koalicioni shqiptar.
Njëri nga liderët e koalicionit Nik Gjeloshaj, më parë ka kumtuar se Krivokapiq i ka aprovua kërkesat e tyre dhe se partitë nacionale do të duhej të bashkëpunojnë me Qeverinë e re.
“Aprovimi i propozimeve tona nuk do të thotë se do të participojmë në Qeveri , por është detyrim i yni që të luftojmë për orientimet tona programore dhe ato të jenë të pranueshme nga shumica e re”, ka theksuar Gjeloshaj.
Të përkujtojmë se më parë Gjeloshaj dhe Nimanbegu ia kanë dorëzuar mandatarit dokumentin, në të cilin i kanë prezantuar kërkesat e këtij koalicioni .
Përndryshe, ftesën e mandatarit për pjesëmarrje në Qeverinë e ardhshme e kanë refuzuar të gjitha partitë tjera të popujve pakicë.