Komuna e Tuzit organizon ,,Pazarin i dimrit në Malësi”

21 DHJETOR 2020 – 08 JANAR 2021

NË QENDËR TË TUZIT

Komuna e Tuzit organizon ,,Pazarin i dimrit në Malësi”, i cili do të mbahet në periudhën prej më 21 dhjetor 2020, deri më 08 janar 2021.

Lidhur me këtë, Komuna e Tuzit lajmëron dhe fton të gjithë personat e interesuar, ndërmarrësit dhe shoqëritë afariste nga treva e Komunës së Tuzit, të cilët merren me veprimtari të ndryshme të artizanatit; me punë artistike – vizatim ose ndonjë art tjetër; persona që merren me oferta dhe prodhimtari gastronomike, që të paraqiten për pjesëmarrje në këtë ngjarje.

Paraqitjet bëhen përmes plotësimit të formularit paraqitës të cilët adresohen prej më 03.11.2020. deri në datën 18.11.2020., deri në orën 16:00 në email-adresën: tuzi@tuzi.org.me ; përmes postës: Komuna e Tuzit, Tuzi pn ose drejtpërsëdrejti në arkivin e Komunës së Tuzit krahas shënimit për pjesëmarrje në Pazarin dimëror në Malësi.

Për çdo informacion mund të kontaktoni zyrat e sekretariatit për vetëqeverisje lokale të Komunës së Tuzit.

Komuna e Tuzit