Rrjeti televiziv amerikan, CNN, ka shpallur kandidatin demokrat, Joe Biden, president të Shteteve të Bashkuara.
Biden, ka fituar në shtetin e Pensilvanisë, që i siguron atij 20 vota të Kolegjit Elektoral, transmeton agjencia e lajmeve, Associated Press.
Ai ka mundur presidentin aktual, Donald Trump në zgjedhjet e 3 nëntorit.
Përveç Pensilvanisë, Biden është në epërsi edhe në Arizona, Viskonson dhe Miçigen, në rrugën e tij për presidencë.
Këto shtete Trump i pati fituar më 2016.
Fitorja e Bidenit, 77-vjeçar ka ardhur pas më shumë se tri ditëve të paqartësive, teksa zyrtarët zgjedhorë kanë numëruar votat përmes postës.
Trump është presidenti i parë aktual që humb në procesin e rizgjedhjes, prej kohës së republikanit George H.W. Bush më 1992.