Nga Ali Daci
Njëri nga pinjollët më të ndyrë të Sllobodan Millosheviqit, kasapit të Ballkanit pa dyshim është kryeparlamentari i Serbisë Ivica Daçiq. Ky monstrum politik, i zhytyr deri në fyt në urrejtje e krime ndaj shiptarëve, ka arrit që përmes politikës fashizoide serbe që ai dhe qeveria serbe, akademi e shkencave dhe kisha ortodokse pravosllave, të ushqejnë më shovizëm pjesen më të madhe të popullit serb, por jo gjithë Serbin. Rritja e fazhizmit serb më përkrahjen ruse dhe infuzionin më lira turke para syve të evropes i ka dhenë guxim këtij shoveni që të urrej shqiptarët në mënyrë patoligjike por edhe boshnjakët e nacionalitet tjera joserbe. Por jo vetëm kaq, ai tani urren edhe serbet që nuk i përkasin shovinizmit të tij. Kështu Daçic, sot është venë në ndjekje të serbëve që janë proeuropian e që Evropen e shohin si të ardhmën e vet e jo Rusin. Ai ka thenë këto ditë se do t’ i ndjek të gjithë ata që po ndihmojnë organet kompetente për zbulimin e varrezave masive të martirëve shqiptarë në Serbi. Vet shfaqja e frikës nga zbulimi i “mundshëm” i këtyre varrezave garanton vetndodhejën e tyre në Serbi. Kriminelet serb gjatë dy viteve të luftës në Kosovë u përpoqen që në format më të ndyra t’i fshehin gjurmët e gjenocidit mbi popullatën civile shqiptare në Kosovë. Kriminelet serb trupat e pajetë të shqiptarëve i karbonizuan tërësisht në furrëlartat e Serbisë. I hudhen në Danub të mbyllur në kontinjer, i varrosen masovikisht dhe mbi trupat e tyre ndërtuan objekte të ndryshme, rrugë të asfaltuara dhe pista të betonuara aeroportesh duke fshehur krimin në formë monstruoze. Më mirë do të ishte për aleatët e serbisë që të investojnë në zbulimin e varrezave masive në serbi, se sa të ndihmojnë kryersit e këtyre masakrava të qendrojnë në pushtet e të vazhdojnë fshehjen e varrezave masive atje. Kështu do ndihmojnë popullin serb të çlirohet sadopak nga krimi. Daçiq e ka të qartë se së shpejti do dali në shesh krimi andaj edhe ua ka frigën zbulimëve ventuale të varrezave masive gjithëandej nëpër Serbi. Viktima, kudo qoftë varrosur më trupi i pajetë, shpirti i tij pushon në atdhe. Krimineli kudo qoftë e kudo jetoft ai, krimin e ka më vete, ai jeton më të. Andaj, Daçiq kot i fshehni varrezat masive më shqiptarë të masakruar, ato do të ju shoqërojnë deri në vetëvrasjen tuaj.